Malajzia refuzon sanksionet e njëanshme të SHBA-së kundër Hamasit

Malajzia deklaroi se nuk do të pranojë sanksione të njëanshme sipas legjislacionit të propozuar amerikan që synon mbështetësit e huaj të Hamasit dhe grupeve militante palestineze. “Nuk njohim asnjë sanksion të njëanshëm të miratuar nga cilido vend tjetër, përfshirë SHBA-në”, tha kryeministri Anwar Ibrahim, raportoi “Bernama news” me bazë në Kuala Lumpur.

“Ne i njohim vetëm vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) që konsiderohen multilaterale”, shtoi ai. Ky vend i Azisë Juglindore po monitoron nga afër përparimin e projektligjit dhe sugjeron se ndikimi i tij në Malajzi varet nga çfarëdo mbështetje materiale e dëshmuar për Hamasin ose Xhihadin Islam Palestinez, tha Anwar. “Nuk pajtohemi me vendimin e marrë nga SHBA-ja dhe ai nuk do të ndikojë në politikat dhe vendimet tona”, theksoi Anwar.

Anwar tha gjithashtu se do të marrë pjesë në takimin e Udhëheqësve Ekonomikë APEC (Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor) 2023 në SHBA.

“Nuk pajtohemi me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara (për konfliktin Izrael-Palestinë), por është prioriteti ynë që të ruajmë marrëdhëniet diplomatike, duke mos u larguar nga qëndrimi i ynë për mbrojtjen e drejtësisë”, tha ai në platformën X.

Anwar kohët e fundit zbuloi se Washingtoni kishte lëshuar tre njoftime diplomatike për Kuala Lumpurin në lidhje me qëndrimin e Malajzisë ndaj Palestinës, veçanërisht Hamasit.

Malajzia mbështet zgjidhjen me dy shtete për t’i dhënë fund pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi së fundmi Aktin e Parandalimit të Financimit Ndërkombëtar të Hamasit – tani në pritje të votimit në Senat – i cili ka për qëllim të bllokojë fondet ndërkombëtare për grupin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress