Maldivet ndalojnë izraelitët të hyjnë në vend

Për shkak të luftës së regjimit sionist në Gaza dhe mosndërprerjes së krimeve të këtij regjimi ndaj palestinezëve, Maldivet ndalojnë izraelitët të hyjnë atje. Sipas gazetës “The Guardian”, qeveria e Maldiveve do t’i ndalojë izraelitët të hyjnë në këtë vend arkipelagu në Oqeanin Indian për shkak të zemërimit publik në rritje të popullit maldivian për krimet e kryera nga regjimi sionist në Gaza.

Zyra e Presidentit Maldivian njoftoi të dielën se kabineti kishte vendosur të ndryshonte rregullat për të parandaluar hyrjen e mbajtësve të pasaportave izraelite dhe për të krijuar një nënkomision për të mbikëqyrur procesin. Presidenti i Maldiveve, Mohamed Muizu, njoftoi gjithashtu një fushatë kombëtare për mbledhjen e fondeve, të quajtur “Maldivet në solidaritet me Palestinën”.

Gati 11 mijë izraelitë kanë udhëtuar në Maldive vitin e kaluar. Regjimi sionist nuk ka marrëdhënie diplomatike me Maldivet, por izraelitëve u lejohet të udhëtojnë në këtë vend të Oqeanit Indian. Në fillim të viteve 1990, Maldivet hoqën një ndalim të mëparshëm për turistët izraelitë. Ishujt Maldive janë një vend i vogël mysliman me mbi 1000 atole (ishuj koralorë), i njohur për plazhet me rërë të bardhë dhe lagunat e cekëta ngjyrëkaltër./parstoday

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne