Maliq, dolën në protestë me traktorë për prodhimet e mbetura stok, gjobiten deri në 1 milion lekë fermerët

Fermerët e fshatrave të zonës së Maliqit kanë dalë sot në protestë për mungesën e tregut për prodhimet e tyre, të cilat kanë mbetur të prashitura. Fermerët u mblodhën në afërsi të fshatit Drithas në rrugën hyrëse të këtij fshati me mjetet e tyre, me qëllim që të bllokojnë rrugën.

Pas protestës, drejtuesit e mjeteve bujqësore janë ndëshkuar me masa administrative deri në 1 milion lekë të vjetra. Dhjetëra mjete bujqësore traktorë janë gjobitur nga ana e policisë. Në komentin e gjobës thuhet se drejtuesit e mjeteve kanë zënë sipërfaqen rrugore, më konkretisht aksin rrugor Libonik-Drithas pa leje dhe pa shkaqe të arsyeshme duke u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve.

Nuk dihet si do veprohet, por sipas fermerëve këto gjoba janë abuzive, ata shprehen se mjetet ndodheshin jashtë vijës së bardhë të karrexhatës.

Përveç humbjeve të shumta në sektorin bujqësor tashmë fermerët duhet të përballen edhe me masat e majme administrative.

Mungesa e theksuar e tregut duke bërë që jo vetëm prodhimi i sivjetshëm, por edhe i vitit të kaluar të mbetet stok. Jo vetëm gruri por edhe prodhimet sezonale si qepa, patatja, misri kanë mbetur pa shitur. Sipas tyre prodhimi që hyn nga jashtë është një nga arsyet kryesore që fermerët sot po përballen me mungesën e tregut./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne