“Marshojmë për Eglin, për jetën, kundër gangove me pushtet”, sot ne oren 19:00 protestë përpara kryeministrisë

Një protestë e thirrur fillimisht në rrjetet sociale, do të mbahet sot në Tiranë, në formën e një marshimi në drejtim të kryeministrisë.

Protesta do të mbahet rreth orës 19:00 të pasdites, ndërsa qindra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së bërë në rrjetet sociale, që nisi pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, dhe tentativave për të fshehur ngjarjen.

Përveç kësaj kauze, aktivistët shprehen se do të protestojnë për disa kauza sociale, përfshirë kushtet skandaloze të mjekësisë në Shqipëri, ku qytetarët nuk marrin shërbimet, por edhe viktimat e mikrokredive, dhe skandale të tjera që kanë ndodhur në muajt e fundit në vendin tonë.

THIRJA E PROTESTËS

Takohemi në orën 19:30 në Sheshin ‘Skënderbej’ për të vazhduar drejt Kryeministrisë.

Marshojmë për Eglin!

Marshojmë për jetën!

Marshojmë për sigurinë!

Marshojmë për drejtësinë!

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne