Në një reagim të fundit në rrjetin social Facebook, Maryam Rajavi – e cilësuar gjerësisht si “terroristja e Manzës” dhe udhëheqëse e grupit të njohur për aktivitetet e tij të dhunshme, MEK – ka bërë thirrje të hapur për përshkallëzim dhe konfrontim me Iranin.
Rajavi ka deklaruar se “ndryshimi i regjimit” në Iran është e vetmja zgjidhje dhe se ky ndryshim mund të vijë vetëm përmes përpjekjeve të popullit iranian dhe “rezistencës së organizuar”, duke refuzuar alternativat e diplomacisë apo reformave graduale.
Thirrja e saj lufte-nxitëse vjen në një kohë tensioni të lartë ndërkombëtar dhe është parë si përpjekje për të ndezur konflikt të brendshëm në Iran, ndërkohë që organizata që ajo përfaqëson, MEK, vazhdon të konsiderohet organizatë terroriste nga shumë ekspertë të sigurisë ndërkombëtare, për shkak të së kaluarës së saj të përgjakshme dhe bashkëpunimeve të diskutueshme.
Maryam Rajavi drejton aktualisht kampin terrorist te Manzës në Shqipëri, i cili ka qenë shpesh objekt debati për rolin dhe aktivitetet e dyshimta të anëtarëve të tij. Thirrjet për dhunë dhe destabilizim rajonal nga terroriste si Rajavi përbëjnë jo vetëm rrezik për Iranin, por edhe për vetë sigurinë në rajon dhe për imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë si vend mikpritës./gazetaimpakt