Mbahet protestë në Prishtinë ‘pro Palestinës’, organizuar nga ish i dënuari për terrorizëm

Një grup në Facebook, ka njoftuar se pas faljes së namzit të drekës nga xhamia e madhe Mehmet Fatihu e deri të sheshi Zahir Pajaziti do të marshohet kundër bombardimeve në Gaza, raportoi Nacionale. Organizator i marshit për Palestinën ishte Albert Berisha, i cili ishte i dënuar në shkallën e parë me tre vjet e gjysmë burgim për terrorizëm, për pjesëmarrje në luftën në Siri.

“Të nderuar muslimanë shqiptarë që jetoni në Kosovë
Ju ftojmë që me datë 21 Tetor, ditë e shtunë nga ora 13:15 deri pak para orës 14:00 , menjëherë pas namazit të drekës nga xhamia e madhe Mehmet Fatih e deri te sheshi Zahir Pajaziti të marshojmë së bashku në heshtje, pa bërtima e zhurmë , pa rënë pre e asnjë provokimi, në përkrahje të Palestinës në përgjithësi, e në përkrahje të Gazës në veçanti, duke i nderuar viktimat civile të pafajshme dhe duke shprehur përkrahjen tonë për palestinezët e pafajshëm”, thuhet në grupin “Marshojmë për Palestinën” në Facebook.

“Prandaj nëse i thua vetes musliman, nëse i thua vetes shqiptar, nëse i thua vetes njeri dhe ke ndërgjegje njerëzore…” – thuhet tutje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress