Mbërrin në Turqi trupi i pajetë i aktivistes së njohur, autoritetet kërkojnë autopsinë si provë kundër Izraelit

Trupi i Aysenur Ezgi Eygi ka mbërritur në Stamboll, por ishte një udhëtim i gjatë. Ai u dërgua fillimisht në Baku të Azerbajxhanit sepse për shkak të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit nuk ka fluturime mes dy vendeve.

Tani, autoritetet turke po përpiqen të bindin familjen që të japë leje për të kryer një autopsi për të mbledhur provat që mund të përdoren më vonë në gjyqin në vazhdim kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Trupi i pajetë pritet të dërgohet në qytetin e Didimit, vendlindja e saj dhe nesër pasdite do të bëhet varrimi i saj. Këtu në qytet, disponimi i përgjithshëm është një përzierje krenarie dhe zie.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë aktivistë nga e gjithë bota si dhe zyrtarë turq./sot

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne