Mbretëri e Bashkuar, organizata bamirëse kritikon Izraelin për përdorimin e urisë si armë në Gaza

Duke akuzuar Izraelin për “ndëshkim kolektiv” të mbi 2 milionë civilëve në Gaza, organizata bamirëse ‘Oxfam’ me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se përdorimi i urisë si një armë lufte është e “pafalshme”.

“Thirrja për ndihmë urgjente dhe një armëpushim tani është e domosdoshme”, shkroi ‘Oxfam’ në platformën sociale X.

“Mbi 2 milionë civilë në Rripin e Gazës po ndëshkohen kolektivisht për botën që të shohë”, theksoi ‘Oxfam’, duke kritikuar Izraelin për përdorimin e urisë si një armë lufte.

Dje, drejtoresha rajonale e organizatës ‘Oxfam’ për Lindjen e Mesme, Sally Abi Khalil, tha se “situata nuk është asgjë më pak se e tmerrshme”.

“Ku është njerëzimi. Udhëheqësit botërorë nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë duarkryq dhe të vëzhgojnë. Ata kanë detyrim të veprojnë dhe të veprojnë tani”, tha ajo.

Duke theksuar se çdo ditë situata në Gaza po përkeqësohet, Khalil tha se fëmijët po përjetojnë “trauma të rënda” nga bombardimet e vazhdueshme.

Sipas organizatës britanike, vetëm 2 për qind e ushqimit të zakonshëm ka arritur në Gaza që nga fillimi i rrethimit të plotë më 9 tetor.

Konflikti në Gaza filloi kur grupi palestinez Hamas më 7 tetor nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm i shumanshëm që përfshinte lëshime raketash dhe depërtime në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmet ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi një bombardim të pamëshirshëm në Rripin e Gazës.

Të paktën 8.700 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë mbi 7.300 palestinezë dhe 1.400 izraelitë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne