Aktivisti Floriar Arapi ka reaguar ashpër pas nderimit të kryeministrit Edi Rama me medaljen më të lartë të shtetit të Izraelit, në një kohë kur shteti hebre akuzohet për gjenocid në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, Arapi e quan këtë dekoratë “medalja e gjakut”, duke akuzuar Ramën se po bashkëpunon me autorët e krimeve dhe po u “lan duart e gjakosura”.
“Medalja më e lartë e shtetit të Izraelit dhënë kryeministrit Rama në mes të gjenocidit dëshmon edhe një herë se Rama është bashkëpunëtor me ata që po kryejnë gjenocidin, duke iu larë atyre duart e gjakosura. Gjithashtu, dëshmon dëshpërimin e shtetit izraelit për aleatë në një kohë që e gjithë bota e ka bojkotuar,” shkruan Arapi.
Ai gjithashtu kritikon heshtjen e opozitës dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke nënkuptuar se edhe ata do të dëshironin të ishin në vendin e Ramës.
Reagimin e mbyll me thirrjen: “Jo në emrin tim!”/gazetaimpakt