Shqiperia

Meta niset urgjent drekt Lezhës për të mbrojtur votat e LSI-së

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku ka komentuar per akuzat e partise Demokratike ndaj tij ne lidhje me skandalin e CEZ. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta , speaks during a parliamentary session, which commented on the charges against his in connection with the scandal of CEZ.

Kryetari i Kuvendit, Meta niset urgjent drejt Lezhës, ku vetëm pak më herët para qendrës së votimit në Shëngjin u plagos pas një përplasjeje me armë, aktivisti i LSI-së.

Zyra e Metës bën me dije se kryeparlamentari, njëherësh edhe presidenti i zgjedhur, Ilir Meta është shprehur në mbrojtje të zgjedhjeve të lira.

“Bandat e droges nuk mund te mbajne peng Shqiperine”- ka deklaruar Meta para nisjes për në Lezhë.

Pas votimit, Meta u shpreh se qytetarët nuk duhet të votojnë për ata që bëjnë presione.

”Sot është ditë shumë e rëndësishme për të gjithë. “Duhet të jetë festa e demokracisë së vendit, dita e qytetarëve jo e politikanëve, sepse duhet të jenë qytetarët që duhet të thonë fjalën e tyre. Duhet të zgjohen dhe të vendosin. Nuk jap mesazh për kë të votojnë, por për kë ata nuk duhet të votojnë. Kundër atyre që bëjnë presion. Të dënojnë me ashpërsi kundër kujtdo që kërkon të rrëmbejë të ardhmen e tyre. Shqiptarët duhet të tregojnë që liria dhe dinjiteti nuk kanë çmim, e ardhmja e fëmijëve të tyre është e shenjtë. Shqiptarët të ndëshkojnë ata që dërgojnë sekserë për të blerë të ardhmen e tyre. E ardhmja e fëmijëve të tyre nuk ka çmim”- tha ai.

OPINIONE