Ismail Kadare: si arkitekt i realizmit socialist

Nga Xhafer Sadiku
Rrallë ka ndodhur në botë që vdekja e një shkrimtari të ndajë kaq shumë bashkëkombasit e tij si vdekja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Në ditët e zisë të shpallura nga qeveria, rrjetet sociale ishin të mbushura me debate të ashpra, madje edhe midis miqsh. Për çudi, debatet nuk përshinin veprën, por qëndrimet politike të autorit në raport me regjimin. Natyrshëm lind pyetja: nga buron kjo përçarje kaq e thellë, dashuri e verbër nga njëra palë që e ngre në gjeni dhe urrejtje e përbuzje nga pala tjetër që e shikon me neveri?! Sipas meje, më shumë se qëndrim ndaj autorit, kjo tregon krizën që ka shkaktuar në shoqërinë shqiptare letërsia e realizmit socialist, duke përshirë në radhë të parë edhe letërsinë e Ismail Kadaresë.
Ismail Kadare, padyshim, është një shkrimtar i talentuar, vepra e te cilit, para vitit 1990 ishte letërsi e realizmit socialist. Një shkrimtar që nëpërmjet mjeteve shprehëse dhe ꬵigurave letrare, të përdorura siç dinte ai, tjetërsonte realitetin për të cilin shkruante dhe në ꬵantazinë e lexuesit pasqyrohej një realitet i ri. Realitet i ri i krijuar prej tij krijonte iluzione tek shqiptarët dhe për këtë arsye, PPSH e aꬵroi dhe e mbështeti bujarisht. Në shenjë mirënjohje për partinë, ai shkruante: Atë që dot s’ma jepte kush/ partia ime ti ma dhe. Kur udhëheqja komuniste burgoste dhe vriste qindra antarë partie, ai shkruante se partia ishte një armatë shokësh të lidhur sup më sup.
Askush si ai nuk e ka goditur atë që partia e kishte cilësuar “armiku i klasës”, “armiku i partisë”, “armiku i popullit”.
Letrarizimi i historisë ishte masiv në letërsinë e realizmit socialist, por asnjë nuk mund ta realizonte më mirë se Kadare. Letërsia e realizmit socialist letrarizonte idetë e partisë komuniste dhe diktatorit dhe i përcillte mesazhet e tij tek lexuesi. Thënë shkurt, ajo nuk ishte letërsi, por propagandë e partisë.
Kur udhëheqja e Partisë së Punës së Shqipërisë pati nevojë për tu prezantuar jashtë vendit me libra politikë dhe letërsi artistike. vendosi të botonte dhe shpërndante në Perëndim veprat e diktatorit dhe të Ismail Kadares. Për përkthimin e veprave të tij u ngarkua Jusuꬵ Vrioni, një autoritet i njohur në këtë ꬵushë. Ato u mbështetën nga propaganda për tu mbushur mendjen se kishin vlera të mëdha.
Në letërsinë e realizmit socialist vlera e veprës letrare përcaktohej nga idetë e partisë në subjektin e saj dhe nga aꬵërsia e autorit me autoritetin. U krijua keshtu piramida letrare.
Në letërsinë e realizmit socialist personazhet zgjidheshin sipas parimit klasor: njeriu i partisë ishte personazhi kryesor dhe heroi pozitiv. Personazhi negativ që urrehej ishte beu, agai, fshatari i cilësuar kulak, ndërsa masa e ushatarëve, ishte turma që mbështetste partinë, por që shpesh shikohej me përbuzje. Natyrisht, kryeheroi ishte diktatori. Ismail Kadare vë në gojën e një personazhi vargjet kushtuar Enver Hoxhës: Ku je nisur e po vete/ këtë vjeshtë shoku Enver/ Rruga për Moskë është e keqe/ Bije shi, ngrica të ther. Atje dimri është i ftohtë/ Mbi Kremlin seç ꬵryn acar/ Topi car qëndron në portë/ Rri në prag këmbana car. Po ti car e mbretër s’pyete/ S’pyete për topat hata/ Shtyve portën e mesjetës/ Hyre brenda në kala.
Vepra letrare e Ismail Kadaresë, prej gjysmë shekulli, është përshirë në antologjitë e letërsisë shqipe në të gjitha nivelet e shkollave. Ai është autori më i studiuar në shkolla këto pesë dekadat e fundit. Vepra e tij merr numrin më të madh të orëve të programit mësimor, por çështja është sa kuptohet nga nxënësit. Nga përvoja ime disavjecare në një shkollë të mesme në gjysmën e dytë të viteve ’90, me rezultonte se tek nxënësit e vitit të fundit nuk linte ndonjë mbresë të veçantë krahasuar me autorë të tjerë si Kasem Trebeshina, Arshi Pipa, Bilal Xhaꬵerri, Trion Xhagjika, etj. Niveli i dijeve të nxënësve të shkollës sonë dhe rritja e analabetizmit ꬵunksional tek nxënësit, tregon se edhe vepra e Kadaresë pak ndikon në përvetësimin e dijeve.
Si konkluzion mund të themi se letërsia e realizmit socialist, në kushtet e sotme, nuk frymëzon madje shërben si nxites i përcarjes së shqiptarëve. Duhet bërë reforma në tekstet e historisë së letërsisë, të antologjive të letërsisë dhe të histories se Shqiperise. Historitë e letrarizuara dhe letrarizimi i historisë duhet të ndalohen në shkolla. Të mos u imponohen nxënësve autorët e realizmit socialist, por të vendosen kritere të drejta, ku të përzgjidhet cilësia e letërsisë dhe jo emrat e autorëve./gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne