Ministria e Jashtme sioniste sulmon Erdoganin

Duke sulmuar presidentin turk, Ministria e Jashtme izraelite i quajti deklaratat e tij për Hamasin “të rrezikshme dhe provokuese” dhe i hodhi poshtë ato.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministria e Jashtme izraelite në një deklaratë ka akuzuar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për deklarata të rrezikshme. Deklarata erdhi pasi presidenti i Turqisë dje tha se Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamasi) nuk është një organizatë terroriste, por “një grup çlirimtar që mbron territorin e tij”.

Këto deklarata Erdogan i bëri në Parlamentin turk përballë deputetëve të partisë “Drejtësia dhe Zhvillimi” dhe njëkohësisht njoftoi se ka anuluar udhëtimin e tij në territoret e pushtuara për shkak të luftës “çnjerëzore” kundër Gazës. Në përgjigje të këtyre deklaratave, Ministria e Punëve të Jashtme të regjimit sionist pretendoi: “Izraeli hedh poshtë fuqishëm deklaratat e rrezikshme të presidentit turk për organizatën terroriste Hamas”. Në këtë deklaratë, regjimi sionist Hamasin e përshkroi si “një grup djallëzor më i keq se ISIS” dhe pavarësisht se kolonët kanë konfirmuar trajtimin njerëzor të Hamasit ndaj të burgosurve, e akuzoi këtë grup për vrasjen e fëmijëve dhe grave./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne