Erdogan telefonatë me Papën për luftën në Rripin e Gazës: Izraeli po kryen masakër, paqja arrihet nëse krijohet shteti i Palestinës

Sistemi izraelit i Mbrojtjes Ajrore, pak orë më parë, ka kapur një raketë të lëshuar nga Libani kundër një droni izraelit. Forcat izraelite të mbrojtjes u njoftuan për këtë nga rrjetet e tyre sociale.

“Si përgjigje, avionët e IDF-së goditën bazën e nisjes”, shkruhej në postim.

Ushtria izraelite tha se kishte kryer “bastisje” në veri të Rripit të Gazës duke përdorur tanke si pjesë e përgatitjeve për “fazat e ardhshme të luftimeve”.

Në fund të aktivitetit ushtarët u larguan nga zona”, tha ushtria izraelite. Gjatë inkursionit në veri të Rripit të Gazës, ushtria izraelite “goditi shumë infrastruktura terroriste dhe bazat e vendeve të lëshimit të raketave antitank. Ata punuan për të përgatitur fushën e betejës”, tha zëdhënësi ushtarak.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se Izraeli jo vetëm që ka të drejtën, por “përgjegjësinë” për të mbrojtur veten pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit, por se duhet të bëjë gjithçka që mundet për të kursyer civilët palestinezë në Rripin e Gazës. Më pas Biden iu referua “mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për rrjedhën e ndihmave humanitare për popullsinë civile në Gaza” dhe tha se ai mirëpret përpjekjet për ta rritur atë.

“Izraeli ka të drejtë dhe unë do të shtoja përgjegjësinë për t’iu përgjigjur masakrës së popullit të tij”, tha Biden.

Sipas raportimit nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se mori 12 kamionë me ndihma humanitare, duke përfshirë ushqime, ilaçe dhe furnizime mjekësore, nga kompania e saj simotra egjiptiane në vendkalimin Rafah sot. Deri më tani 74 kamionë me ndihma kanë kaluar nëpër vendkalimin Rafah që nga fillimi i luftës, por nuk është furnizuar me benzinë.

Ish-shefi i shtabit dhe lideri i qendrës që iu bashkua qeverisë së emergjencës kombëtare të Benjamin Netanyahut, Benny Gantz, tha se anëtarët e Hamasit do të goditen kudo që të jenë.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i telefonoi Papa Françeskut, duke deklaruar se “sulmet izraelite në Gaza kanë arritur në nivelin e masakrës”. Ankaraja njoftoi gjithashtu se gjatë takimit, Erdogan kritikoi mungesën e indinjatës nga ana e komunitetit ndërkombëtar lidhur me sulmet në Rripin.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një samiti deklaroi se Gjermania do të ofrojë ndihma humanitare për civilët në Gaza dhe theksoi mbështetjen ndaj Izraelit./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne