Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Shtetit të Palestinës: 100 ditë nga shfarosja e vazhdueshme e popullit tonë dhe 75 vjet nga dështimi ndërkombëtar

100 ditë gjenocidi që kaluan mbi popullin tonë në Rripin e Gazës janë të barabarta me një jetë të tërë vuajtjesh, dhimbjesh, mundimesh, shtypjesh, padrejtësie dhe lotësh. Kanë kaluar 75 vjet nga Nakba(Katastrofa) e Madhe kundër popullit palestinez dhe bashkësia ndërkombëtare vetëm sa riprodhon dështimin e saj për të zbatuar rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar në lidhje me çështjen palestineze dhe përsërit paaftësinë dhe dështimin e saj për të zgjidhur Çështjen Palestineze, për t’i dhënë fund pushtimit të tokës së Shtetit të Palestinës nga izraeli dhe duke i mundësuar popullit palestinez të ushtrojë të drejtën e tij për vetëvendosje, Ndërkohë, shteti pushtues vazhdon të përfitojë nga ky dështim dhe mosveprim dhe i përdor ato për të vazhduar të kryejë më shumë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që e kthejnë popullin palestinez dhe brezat e tij të njëpasnjëshëm në viktima, pa reshtje.
100 ditë në të cilat ushtria pushtuese e ktheu Rripin e Gazës në një vend të pabanueshëm dhe kreu krime të tmerrshme ku u ranë viktima, u zhdukën persona ose u plagosën afro 100,000 palestinezë, shumica e të cilëve ishin fëmijë dhe gra.
Ushtria pushtuese detyroi me forcë shpërnguljen e rreth 2 milionë palestinezë të cilët enden pas asnjë strehë të sigurtë dhe pa nevojat minimale të jetës dhe nevojave themelore njerëzore, ndërkohë brengate urisë rriten, sëmundjet dhe epidemitë përhapen në dritën e shkatërrimit të vazhdueshëm të qendrave shëndetësore dhe mungesës së trajtimeve dhe barnave, duke u përballur me një cikël vdekjesh të sigurta në forma të ndryshme që kërcënojnë jetën e qytetarëve në Rripin e Gazës.
Kjo, është përveç luftës sistematike pushtuese për të shkatërruar UNRËA-n dhe për ta nxjerrë atë jashtë funksionit, me dimensionet politike që kjo përfshin, dhe shfarosje të plotë të kampeve dhe zonave në Rripin e Gazës në përgatitje për riformulimin e realitetit të Rripit në Rripin e Gazës me të gjitha dimensionet e tij urbane dhe popullore në një mënyrë që i shërben axhendës së pushtuesit.
Kanë kaluar 100 ditë plot masakra dhe shkatërrim, e ndërkohë komuniteti ndërkombëtar është ende duke bërë thirrje dhe kërkesa, duke shprehur shqetësimin dhe duke i kërkuar qeverisë izraelite, për t’i dhënë fund agresionit, të mbrojë civilët dhe t’i kursejë ata nga fatkeqësia e luftës dhe vrasjeve masive, apo të sjellë ndihma dhe sigurimi i nevojave bazë humanitare, por të gjitha këto kanë rënë në vesh të shurdhët të izraelit.
Përkundrazi, komuniteti ndërkombëtar u përballë me arrogancë nga ana e zyrtarëve izraelitë dhe mburrje për vazhdimin e luftës së shfarosjes në Rripin e Gazës. Komuniteti ndërkombëtar u përballë me rebelim zyrtar izraelit kundër rezolutave të OKB-së, u përballme përbuzje të proçesit ligjor ndërkombëtar dhe seancat e Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë dhe këmbënguljes në zbatimin e qëllimeve të vërteta të luftës të Netanyahut, të cilat konkludojnë në shfarosjen e më shumë se 2 milionë palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm kolonial racist për t’i dëbuar dhe zhvendosur ata nga Rripi. Kanë kaluar 100 ditë nga fatkeqësia më e madhe humanitare në histori dhe ende një numër vendesh nuk janë të bindura se masakrat masive të okupimit kanë gërryer plotësisht argumentin për vetëmbrojtje dhe tani atyre u kërkohet të rishikojnë qëndrimet e tyre në mbështetje të vazhdimit dhe zgjatjen e luftës.
Gjithashtu 100 ditë të rrethimit të padrejtë të imponuar nga pushtuesi mbi popullin tonë, duke mbyllur Bregun e pushtuar Perëndimor, duke Jeruzalemin Lindor, dhe duke kryer krimet më të tmerrshme kundër qytetarëve palestinezë, tokës, shtëpive, pronave dhe vendeve të tyre të shenjta. Milicëtë e armatosura të kolonëve të mbështetur nga ministrat në qeverinë izraelite janë lënë të lirë për të kryer shkeljet më të tmerrshme dhe për të zgjeruar kontrollin kolonial mbi tokat e qytetarëve palestinezë, copëtimin e Bregut Perëndimor, duke e kthyer atë në zona të izoluara nga njëra-tjetra dhe duke u mbytur në një mjedis të madh vendbanimesh, gjë që çon në eliminimin e çdo mundësie për të mishëruar Shtetin Palestinez në terren me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet.
Kanë kaluar 100 ditë nga përshkallëzimi i paprecedentë i arrestimeve masive, krimeve të tmerrshme të vrasjeve, shtypjes dhe abuzimit ndaj pengjeve dhe thirrjeve nxitëse raciste të lëshuara nga maja e piramidës politike të shtetit pushtues për të vendosur më shumë kufizime dhe dënime ndaj pengjeve heronj./Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne