Nuk do ndalim luftën/ Reagon ambasada palestineze, po shkelet ligji ndërkombëtar

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se kufiri midis Egjiptit dhe Gazës duhet të mbyllet përpara se të përfundojë lufta me Hamasin. Gjatë një konference për shtyp për shënimin e 100 ditëve luftë, ai u shpreh se Izraeli nuk mund ta përfundojë luftën deri në mbylljen e Korridorit të Filadelfit, një rrip toke prej 14 kilometrash që shërben si kufi midis Egjipti dhe Gazës.

Nga kjo deklaratë e bërë nga kryeministri izraelit ka patur reagim nga Ambasada Palestineze në Tiranë, deklaratën e Netanyahut e ka quajtur të jashtëlighshme dhe në shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit ndërkombëtarë.

Më poshtë është deklarata e Ambasadës Palestineze në Shqipëri:

Shteti i Palestinës hedh poshtë dhe dënon deklaratat e fundit të bëra nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili u zotua se do të vazhdojë luftën gjenocidale duke kundërshtuar komunitetin ndërkombëtar dhe rolin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Madje të njejtës ndjenjë kundërshtimi i bënë jehonë edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë përfaqësuesin e Izraelit në OKB, Gilad Erdan, i cili bëri thirrje që OKB-ja të gjykohej përpara Gjykatës.
Shtetet që kanë mundësuar, inkurajuar dhe marrë pjesë në gjenocidin e Izraelit janë gjithashtu bashkëpunëtorë në këto sulme kundër Gjykatës dhe zyrtarëve të saj. Qëndrimet e tyre të politizuara dhe polarizuese synojnë gjithashtu të drejtën legjitime të shteteve për t’iu drejtuar Gjykatës dhe pasqyrojnë një standard të dyfishtë të papranueshëm që tradhton parimet dhe qëllimin e Kartës së OKB-së.
Ndërkohë, Shteti i Palestinës përshëndet qëndrimet parimore dhe solidaritetin e shumë shteteve, organizatave dhe miliona njerëzve në mbarë botën. Ata kanë treguar përkrahje morale dhe përkushtim të vërtetë ndaj universalitetit të së drejtës ndërkombëtare dhe institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e saj, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Jemi në një udhëkryq që kërkon guxim politik. Ne kemi përgjegjësinë të refuzojmë dhe të ndalojmë zbatimin selektiv të së drejtës ndërkombëtare, që do të rezultojë në jorelevancën e tij. Bota është duke vëzhguar./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne