Mos lëshoni më bomba’/ Donald Trump mesazh Izraelit: Ktheni pilotët në shtëpi tani!

Presidenti i ShBA, Donald Trump, paralajmëroi Izraelin që të mos kryejë më sulme ajrore në Iran, pasi do të ishte një gabim i madh.

Përmes një postimi në rrjetin social, Truth Social, Trump i kërkoi gjithashtu Izraelit që të kthejë pilotët në shtëpi.

Izrael. Mos i lëshoni bombat. Nëse e bëni është shkelje e madhe. Ktheni pilotët në shtëpi tani!”, shkroi Trump.

Paralajmërimi vjen pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, që hyri në fuqi në orët e para të mëngjesit. Marrëveshja u ndërmjetësua nga SHBA dhe Katari./syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne