Gjatë pesëvjeçarit të fundit të arrestuarit e të dënuarit shqiptarë për trafik droge në Itali mbajnë vendin e parë për numër mes trafikantëve e korrierëve nga Evropa, bashkë me ata marokenë e tunizianë të kontinentit afrikan.
Syri Tv ka siguruar raportin e Departamentit të Politikave Antidrogë pranë qeverisë italiane prezantuar sot në Parlamentin Italian me të dhëna e analiza për vitin 2024 mbi varësinë nga droga e trafikun e lëndëve narkotike.
Kokaina konfirmohet substanca me impaktin më të lartë shëndetësor e social në Itali.
Më 2024 është arritur rekordi historik me 35% të vdekjeve nga vartësia e drogës, shkaktuar nga kokaina. Analiza e ujërave urbane ka dokumentuar se kokaina është substanca e dytë më e konsumuar e mesatarisht 11 doza në ditë për 1000 banorë e më e lartë se ajo e përdoruesve të alkoolit e duhanit.
Kanabis mbetet substanca më e përdorur në Itali e të dhënat e këtij raporti konfirmojnë se 77% e rasteve të sinjalizuara nga forcat e policisë janë për përdorim vetjak e 37% korrierë (e përdorues) e trafikantë droge. Analiza e ujërave urbane ka dokumentuar se kanabis e derivatet e tij janë më të konsumuara në nivele territorial me 52 doza ditore në 1000 banorë.
Kanabis mbetet droga më e konsumuar mes të rinjve italiane e sipas një analize kërkimore janë 920 mijë të rinj nga mosha 15-19 vjeç, baraz me 37% e komuniteti shkollor, që kanë përdorur të paktën një herë kanabis e derivatet e tij e 650 mijë, pra rreth 25% e tyre ka pranuar se e ka konsumuar rregullisht përgjatë 2024.
Dhe pse të dhënat flasin për një ulje shumë të vogël të të dhënave në krahasim me një vit më parë, megjithatë ky raport thekson konsumin e gjerë të lëndëve narkotike tek të rinjtë e rrezikun e drogave të reja si ketamina, kokaina rozë etj.
Sa i përket operacioneve antidrogë qeveria italiane informon se gjatë 2024, janë kryer 21 299 operacione antidrogë e 3.5% më shumë se më 2023.
Më 2024 janë sekuestruar 58 tonë drogë. Prej tyre janë 11 tonë kokainë, 46 tonë kanabis, 154 819 bimë kanabis, 124 147 pilula me efekte droguese e trefish më shumë në krahasim me 2023.
Aktualisht në burgjet italiane janë 19 775 të burgosur vartës droge e 35% e tyre janë shtetas të huaj mes të cilëve dhe shqiptarë.
Raporti i Departamentit të Qeverisë italiane lëshon dhe alarmin e vartësisë së lojërave të fatit tek të rinjtë italianë.
Më 2024 është dokumentuar e dhëna më e lartë e numrit të tyre; janë 1 milionë e 200 mijë të rinj që gjatë vitit kanë qenë përdorues të lojërave të fatit./syri