Moska: Nëse Ukrainës i jepen armë bërthamore, kjo do të thotë përgatitje për luftë bërthamore me Rusinë

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev ka deklaruar se nëse Perëndimi i jep armë bërthamore Ukrainës, kjo do të thotë përgatitje për luftë bërthamore me Rusinë.

Në një deklaratë nga kanali Telegram, Medvedev tha se në Perëndim në rend dite ka ardhur çështja e furnizimit të Ukrainës me armë bërthamore.

“Ky mendim është marrëzi”, tha Medvedev duke shtuar se Rusia ka përditësuar doktrinën e saj bërthamore.

“Kërcënimi i dhënies së armës bërthamore për qeverinë e Kievit, mund të vlerësohet si përgatitje për luftë bërthamore me Rusinë. Sipas nenit 19-të të Dokumentit të Politikës së Parandalimit Bërthamor të Rusisë, dorëzimi aktual i armëve të tilla është ekuivalent me sulmin kundër vendit tonë”, theksoi Medvedev./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress