Moska paralajmëron SHBA-në për Luftë të Tretë Botërore

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se Perëndimi po luan me zjarrin duke shqyrtuar mundësinë që Ukrainës t’i lejohet të godasë thellë në Rusi me raketa perëndimore.Ai ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të martën se Lufta e Tretë Botërore nuk do të kufizohej në Evropë, raporton Reuters.

Ukraina ka nisur sulmet në rajonin perëndimor, Kursku të Rusisë më 6 gusht, duke shënuar sulmin më të madh të huaj ndaj Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Presidenti Vladimir Putin ka thënë se do të ketë një përgjigje të denjë nga Rusia ndaj sulmit. Lavrov, i cili ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Putinit për më shumë se 20 vjet, ka deklaruar se Perëndimi po kërkon të përshkallëzojë luftën në Ukrainë dhe po “kërkonte telashe” duke marrë në konsideratë kërkesat e Ukrainës për të liruar kufizimet në përdorimin e armëve të furnizuara nga jashtë.

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Putini ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një lufte shumë më të gjerë që përfshin fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, megjithëse ai ka thënë se Rusia nuk dëshiron një konflikt me aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja.

“Tani po konfirmojmë edhe një herë se të luash me zjarrin, dhe ata janë si fëmijët e vegjël që luajnë me shkrepëse, është një gjë shumë e rrezikshme për xhaxhallarët dhe hallat e rritura, të cilëve u janë besuar armët bërthamore në një ose një vend tjetër perëndimor,”, u ka thënë Lavrov gazetarëve në Moskë. “Amerikanët i lidhin pa mëdyshje bisedat për Luftën e Tretë Botërore si diçka që, Zoti na ruajt, nëse ndodh, do të prekë ekskluzivisht Evropën”, ka shtuar Lavrov./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne