Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, nuk është më në detyrën që mbante pranë kreut të qeverisë, Edi Rama.
Prej një kohe të gjatë, Agaçi ka patur telashe me drejtësinë dhe është thirrur në SPAK për disa çështje në hetim nga Prokuroria e Posaçme. Engjëll Agaçi largohet nga detyra pas plot 13 vitesh.
Sakaq, mësohet se ai do të zëvendësohet në detyrë nga Elsonida Rama. Zëvendësuesja e tij, Elsonida Rama, aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe është përfshirë në grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal. Më herët, Rama ka punuar gjithashtu në Kryeministri te drejtoria Juridike.
Prezantimi i saj para ministrave është bërë në mbledhjen e sotme. Po ashtu, ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e kabinetit të Kryeministrit. Vilma Guri është emëruar shefe e kabinetit, duke zëvendësuar Vali Bizhgën në këtë detyrë. Kjo e fundit u largua nga funksioni në shtator të 2025./BW

















