Ndryshimet në PS/ “Dordolecët” e rinj të Edi Ramës, njëra vjen direkt nga Kembrixhi

Edi Rama ka arritur të rekrutojë në PS, të rinj të ngjashëm me kadetët e ish shkollës së bashkuar, të cilët rekeshin të rivendosinin busin e Enverit në 21 shkurt 1991, pasi atë e kishin rrëzuar një ditë më parë studentët e futur në grevë urie.

Kjo është fabula e asaj që është propoganduar si ripërtëritja e PS-së dhe kjo po del më qartë se kudo në spin-imin e këtyre të rinjve të akademisë politike të socialistëve, në emisionet televizive në prime time. Përpallja e tyre me publikun në të paprituarat e një debati televiziv, i ka nxjerrë ata bllof, ndryshe nga fjalimi i parapërgatitur që lexoi Helena Kaçe në kongresin e PS-së, ku tregoi se sa besim kishte gjyshja e saj tek Skënderbeu i ri.

Pak ditë më parë, në Opinionin e të enjtes, në studion e Fevziut u shfaq një portret i ri, si përfaqësuese e PS. Nënkryetarja e Asamblesë së PS-së, Ilva Gjuzi, u përball në disa replika me ish kandidatin e opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi dhe ajo u shndërrua në lajm me një batutë. Ajo tha se Këlliçi ishte aq kandidat i dobët sa do kishte humbur edhe sikur ndaj tij të kishte kandiduar ajo, dora vetë, e jo më Erion Veliaj. Pra shikoni, një vajzë tek të tridhjetat,  e shkolluar në Londër për arkitetkturë e vë veten shumë më poshtë sesa Lali i 5D. Natyrisht ajo nuk ka përvojën dhe nuk njeh kulisat e politikës, po të rinjtë shquhen për ëndërrimtarë, idealistë dhe synues të pamundurës, pra të aftë të sfidojnë këdo, madje të “vrasin” baballarët. Por asgjë e tillë nuk dukej tek Ilva e cila kishte kishte përvetësuar me shpejtësi artin e të përshtaturit, të trashëguar ndoshta nga i ati i saj, ish krytar i PS së Golemit.

Por kulmi i qesharakëzimit të këtyre prurjeve të reja do të shpërfaqej gjatë emisionit të Jonida Shehut të dielën në mbrëmje, në Euroneës. Aty qenë ftuar 19 vjeçarajaHelena Kaçe, sekretari i rinisë, Roy Bashaj dhe vetë Ilva Guzi. Kulmi arriti kur këta kandidatë për deputetë të PS së reformuar u pyetën për figuarat e politikës së vjetër. Natyrisht lavdëruan Erion Veliajn, si mbështetës i të rinjve, thanë fjalë të mira për Gramoz Ruçin, njëra e pershkroi Ilir Metën si gjarpër dhe nuk guxuan të tre, ndonëse dikush u përtyp, dikush u skuq dhe dikush u vu në siklet të thoshin ndonjë fjalë për Arben Ahmetajn. “Nuk e njohim” qe qëndrimi standart.

Por qershia mbi tortë qe kur në monitor u shfaq fotoja e Ramës dhe tre “të rinjve iu duhej të komentonin difektet e tij.

““Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo është e një e metë e madhe se të jesh shujmë përpara është e metë”, tha me një vetkënaqësi që i buronte nga të gjitha shqisat Ilva Gjuzi. “Nuk kam kapacitet të gjykoj në këto nivele, jo për të qënë politikisht korrekt po kështu mendoj” vazhdoi si i zënë në faj Roy Bashaj. Dhe kulmi, Helena Kaçe, ajo që u shpall nga Rama në kongres si pasardhësja e tij: “E meta e Edi Ramës është se ai bën aq shumë për vendin sa harron edhe veten e tij tha ajo”. Tani ta krahasosh këtë 19 vjeçare, me Elisën që e quan Skënderbe, me Mimin që e konsideron artis me famë ndërkombëtare, me Milvën që e etiketon pa frikë si brandin e Shqipërisë në botë e kupton fare lehtë se sa po rinovohet PS-ja.

Rama ndonëse mund të ndryshojë moshën mesatare po e tredh deri në fund mendimin e lirë dhe kritik në parti. Shembull qenë këta të rinj që fabrika e manipulimit vendosi ti testojë në emisionet e mbrëmjes, në përpjekje për të dhënë mesazhin e rinovimit. I gjithë operacioni ka rezultuar një dështim dhe nuk dihet më nëse zyra e propagandës do ti lejojë më të dalin në TV./ Lapsi.al

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne