NË IRAN NUK DO KETË NDËRRIM TË PUSHTETIT

 Rexhep ELEZAJ

Siç dihet, Irani ka dy javë që po ballafaqohet me trazira të brendshme, ku grupe të pakënaqura me gjendjen ekonomike në vend janë ngritur në protesta në të gjitha qytetet e mëdha të këtij vendi të madh me një sipërfaqe prej 1.648,195 km2 si dhe me një popullsi prej 92 milionë banorësh.

Mirëpo, në bazë të informatave që çdo ditë vijnë nga agjenci të shumta lajmesh, këto protesta ditëve të fundit kanë eskaluar në dhunë dhe shkatërrime masive nga protestuesit, në mesin e të cilëve, siç thonë zyrtarët në Teheran, ka pasur grupe nga jashtë të cilët kanë marrë pjesë në këto trazira, duke vrarë policë, të cilët si përgjigje ndaj sulmeve të tyre ka vrarë një numër të madh protestuesish, ku sipas lajmeve ende të pakonfirmuara zyrtarisht, janë vrarë diku mbi 3000 iranianë nga dy taborret ndërluftuese, ndonëse ky numër mund të jetë shumë më i madh.

Ndërsa, siç transmetojnë live shumë televizione arabe, siç është televizioni më prestigjioz, “Al-Jezirah” në Doha, gjuhë të cilën unë e kuptoj dhe flas gati si gjuhën shqipe, zyrtarët më të lartë të Iranit për nxitjen dhe mbështetjen morale të këtyre trazirave akuzojnë hapur Mosadin izraelit dhe CIA-në amerikane, se qëndrojnë pas këtyre trazirave, duke akuzuar drejtpërdrejt edhe presidentin amerikan, se me deklaratat e tij, se ndihmat për protestuesit janë në rrugë, dhe se ndërhyrja ushtarake amerikane ndaj Iranit do pason vetëm brenda pak orësh, siç thonë politikanët iranianë, i kanë trimëruar ata që të demolojnë sa më shumë objekte shtetërore si dhe të vrasin shumë policë.

Mirëpo, për habinë e shumë analistëve dhe atyre që nuk e njohin mirë popullin e lashtë iranian, duke parë kërcënimin amerikan dhe izraelit për ndërhyrje ushtarake, me miliona qytetarë të këtij shteti qysh pardje kanë dalë nëpër rrugët e Teheranit dhe qytete tjera në mbrojtje të udhëheqjes më të lartë të shtetit, por edhe duke protestuar ashpër kundër grupeve ekstremiste dhe protestuesve të rebeluar, me qindra pankarta dhe flamuj shtetëror në duar, se nuk pranojnë asnjë ndërhyrje nga jashtë, se nuk e japim lirinë dhe sovranitetin e shtetit, qoftë edhe duke e sakrifikuar jetën.
Me këto përmbajtje ishin sot parullat e miliona qytetarëve iranianë në Teheran të cilët masovikisht morën pjesë në varrimin e dëshmorëve, siç i quajnë, të cilët u vranë gjatë ditëve të kaluara në Iran.

Se, Irani në vitet e fundit është ballafaquar me presion të madh si dhe kritika të shumta nga vende perëndimore, për shkak, siç thonë, të regjimit teokrat dhe autokrat në Teheran si dhe liderit të tij në moshë, imam Hamnejit, dhe kjo është shumë e qartë, kur dihet se ishte Izraeli ai i cili në qershor të vitit të kaluar befasisht dhe brutalisht e sulmoi Iranin, duke ia vrarë shumë oficerë ushtarakë dhe duke ia bombarduar disa baza ushtarake, luftë e cila zgjati 12 ditë, dhe sikur mos të ndërhynte presidenti amerikan Trump për ndërprerjen e saj, raketat iraniane do e bënin rrafsh me tokë Tel Avivin. Pra, Irani vazhdon të jetë therë në sy të Izraelit për shkak të rrezikut që i vije nga Irani, siç thonë zyrtarët izrealit.

Mbase, shumë analist politik pohojnë se skenari i këtyre ditëve për ndërrimin e pushtetit në Iran, ka të bëjë pikërisht me këtë frikë të Izraelit nga Irani, i cili posedon armatim modern si dhe sistem raketor shumë të sofistikuar, andaj qëllimi i këtyre protestave ishte sjella në pushtet djalin e ish Shahut, Ali Reza Pahlavi, i cili nuk do paraqiste më rrezik për shtetin e Izraelit.

Mirëpo, duket se në Iran ngjarjet nuk do përfundojnë, siç tha edhe ministri i jashtëm i Turqisë, z. H. Fidan, “jo siç do të dëshironte Izraeli”..!?

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne