Në protestën pro Palestinës sulmohet mafia gyleniste që është me Izraelin!

Protesta e sotme në Tiranë në mbështetje të Palestinës, tregoi edhe një je të vërtetë të hidhur që “Komuniteti Musliman i Shqipërisë” është i paaftë të mbajë një qëndrim ndaj genocidit të Izraelit në Palestinë.

Ky fakt u përfocua sot gjatë protestës së mbajtur në Tiranë ku qytetarë të shumtë e akuzuan KMSH për mbështetje të Izraelit, pasi në asnjë moment nuk ka dënuar sulmet me mijëra viktima në Palestinë dhe pushimit e dhunshëm.

Florian Arapi, një nga organizatorët e protestës i konsideroi drejtuesit aktualë të KMSH një organizatë terroriste Gyleniste që ka pushtuar Komunitetin Musliman Shqiptar, ndërsa i kërkoi të largohet menjëherë.

“Vazhdojmë të dënojmë ashpër heshtjen e komunitetit Musliman të Shqipërisë ndaj masakrave që ndodhin në Gaza. Terroristët Gylenistë që kanë pushtuar Komunitetin Musliman të Shqipërisë sillen me dy standarde. Kur janë me besimtarët ata thonë se ju vjen keq dhe janë me ta, dhe thonë se u vjen keq për popullin palestinez. Po kur vjen koha për të mbajtur qëndrime  publike ata nuk i dënojnë këto masakra. I bëjmë thirrje terroristëve gylenistë që kanë pushtuar KMSH të largohen nje minutë e më parë nga Komuniteti Musliman i Shqiperise”, vazhdoi më tej Arapi duke akuzuar KMSH-ne dhe gylenistet për bashkepunim me Izraelin./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne