Neritan Sejamini shpjegon përse ka ndryshuar qëndrimi i SHBA-ve ndaj organizates terroriste Mek.

Analisti Neritan Sejamini ka folur për ndryshimin e qëndrimit të SHBA-ve ndaj organizates terroriste MEK, organizatë që strehohet në vendin tonë, të cilën ata tashmë nuk e konsiderojnë një opozitë demokratike dhe përfaqësuese të popullit të Iranit e cila ne fakt kurr nuk ka qen perfaqsuese e popullit Iranian.

Sejamini tha se qëndrimi i ndryshuar i SHBA shpjegon edhe aksionin e Policisë Shqiptare në kampin e Manzës, me argumentin se nga aty janë kryer sulme kibernetike dhe aktivitet politik kundër Iranit.

Sipas analistit qëndrimi ka gjasa të jetë i lidhur me ndryshime të rëndësishme gjeopolitike dhe ekonomike dhe se SHBA ka dashur t’i japë një sinjal Iranit, se ata nuk dëshirojnë më ndryshimin e regjimit dhe se mund të tentohet një qasje diplomatike dhe jo armiqësore.

“Nuk ka mundësi që ta ketë bërë policia pa i marrë leje Amerikës. Ky aksion ka një vlerë të madhe për t’i treguar Iranit që diçka ka ndryshuar, për të treguar se nuk është qëllimi rrëzimi i regjimit. Javët e fundit, Irani vendosi marrëdhënie me Egjiptin, dy kundërshtarë. Para pak ditësh u rregulluan marrëdhëniet Iran-Arabi Saudite. Kjo marërveshje u negociua nga Kina. Është një ngjarje e jashtëzakonshem ndërkombëtare.

Ka një diskutim prej disa muajsh, që Kina, e cila është blerësja kryesore e naftës saudite, që çmimi i naftës saudite të bëhet në yuan dhe jo në dollarë. Arabia është në negociata me Kinën, që naftën ta japë me yuan. Tregëtia ndërkombëtare e naftës bëhet në dollarë. Nëse fillon kjo, një pjesë e sanksioneve të SHBA humbasin vlerën. Nëse Arabia Saudite dhe Kina bëjnë këtë, vlera e marrëveshjes rritet nëse një prodhues tjetër i naftës e bën në yuan. Rusia është e interesuar gjithashtu të bëhet në yuan.

Pra këto zhvillime kanë ndryshuar një gjë të madhe, roli dhe pesha e SHBA është ulur në këtë rajon. Po krijohet situatë ku Irani po gjen mbështetje te Kina dhe aktorë të tjerë.

Në këtë lojë, me sa duket, Amerika do ti thotë Iranit se e kemi ndryshuar situatën, të provojmë diplomacinë. Deri sot ka qenë pjesa e ashpër, tani me sa duket duan ti thonë kemi hequr dorë nga rrëzimi i regjimit. Për ti dhënë shenjë, japin sinjale që opozitën këtu nuk e mbështesin më.

Kjo është një ndryshim i stratgjisë amerikane, për të dhënë mesazh dhe është shfrytëzuar qeveria shqiptare për të bërë këtë aksion, për t’i treguar Iranit se ne nuk po mbështesim më këtë si opozitë.

Ka edhe një opsion tjetër atje, që udhëheqësi suprem është në moshë të madhe, mund të zëvendësohet edhe regjimi, të zëvendësohet nga brenda”, deklaroi Sejamini.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress