Andi Kurti
Dje (pardje ai në fakt e regjistroi) kryeministri shqiptar Edi Rama prezantoi librin e tij të ri me titull “Në tryezën e hënës”, një libër, siç thotë përshkrimi i lëshuar nga zyrat e shtypit të Kryeministrit “një përmbledhje e fjalëve dhe reflektimeve të Kryeministrit gjatë mbrëmjeve tradicionale të iftarëve të organizuara ndër vite”. Pra, një libër mbi mendimet e KM nga fjalimet që kemi dëgjuar dhe lexuar.
Por ajo që më shqetësoi në të gjithë atë promovim ishte pamja dhe dekori i njerëzve që qëndruan duke dëgjuar masturbimin e hapur të Kryeministrit si një njeri i mençur dhe pothuajse profetik që dekonstrukton dimensionet e Islamit.
Më skandaloze ishte kopertina e librit; figura e Zotit në ballë që lëshon një rreze mbi disa përfaqësues të besimeve fetare në vend ndërsa qëndrojnë pranë një lloj sufreje natyrore të lidhur me një fjongo “besëlidhjeje”.
Për aq sa di unë, në Islam është e ndaluar të shfaqet Zoti me një imazh, totem ose çdo përfaqësim tjetër fizik që konsiderohet haram dhe idhujtari. Ngjashëm me Profetin Muhamed. Jo vetëm kaq, por në ballë emri i Edi Ramës është shënuar pikërisht poshtë fytyrës së Zotit, në rrezen që bie mbi përfaqësuesit fetarë në Shqipëri. Një zgjedhje mjaft simbolike!
Përpara gjithë kësaj pikture qëndronin disa myslimanë të shqetësuar, të cilët jo vetëm që nuk shqetësoheshin nga ky haram para syve të tyre, por që nxitonin të bënin një foto ose të merrnin një autograf nga shkrimtari i ri i Islamit, duke mbajtur kapelat e Kryeministrit.
Njëri prej tyre, një profesor dhe besimtar që kishte shkruar prologun, më dukej sikur do të shndërrohej në një Spirale me atë që thoshte për kreun e qeverisë, sikur të ishte përballë njërit prej profetëve më të mëdhenj të Islamit.
Si mund ta quante veten besimtar mysliman kur toleron publikisht talljen e Zotit dhe personifikimit të Tij në kopertinën e një libri? Si mund ta quante veten mysliman dikush kur ky shkrimtar i madh i Islamit dje përqafoi dhe puthi një kriminel lufte si Netanyahu që po vret myslimanë dhe po hap luftë me të gjithë Lindjen e Mesme? Si mund ta quante veten besimtar mysliman dikush kur lavdëron një mbështetës të gjenocidit? Si mund ta quajë veten mysliman dikush kur reklamon një Kryeministër që shtyp, vjedh dhe shkatërron të ardhmen e popullit të tij, shumicës myslimane?
Si mund të miqësohet një mysliman me këtë kriminalitet ligjor dhe moral, dhe kur, pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit?! Si mund t’i nënshtrohet një besimtar që i frikësohet vetëm Zotit një njerëzimi aq të çoroditur sa Edi Rama, i zhytur në adhurimin e vetes dhe të botës materiale? Sa më shumë shoh besimtarë të tillë, aq më shumë bindem se ne jobesimtarët jemi njerëz më të mirë dhe të drejtë!
Djem si Edi Rama dhe Ben Blushi janë sionistë në qasjet e tyre dhe nuk kanë të bëjnë fare me besimin islam, interesat personale dhe librat patetikë që shkruajnë, njëri për të provokuar dhe justifikuar paratë e djegësve, tjetri për të lavdëruar egon e tij të sëmurë.
Të bëhesh figurant në këtë teatër të çoroditur, vetëm nderi nuk të bën besimtar!/fb

















