Non-grata amerikane Sali Berisha, i akuzuar për vrasjet e 21 janarit, rreshtohet me Trump kundër Islamit dhe Republikës Islamike të Iranit

Kryengritja e ditëve të fundit në Iran kundër regjimit teokratik të Teheranit është shfrytëzuar politikisht nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe nga ish-presidenti Sali Berisha, i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u rreshtuar hapur në krah të ish-presidentit amerikan Donald Trump në një linjë të ashpër kundër Islamit dhe Republikës Islamike të Iranit.

PDSh ka dalë me një deklaratë zyrtare ku përshëndet kryengritjen në Iran, mbështet Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit dhe dënon regjimin e ajetullahëve, duke përdorur një gjuhë ekstreme politike dhe ideologjike. Në këtë deklaratë, kryengritja paraqitet si një fitore e afërt, ndërsa përmendet edhe paralajmërimi i Donald Trump ndaj Teheranit: “Mos qëlloni, se do t’ju qëllojmë”.

Ky pozicionim e nxjerr hapur Sali Berishën në një aleancë politike me Trumpin kundër Republikës Islamike të Iranit dhe Islamit politik, pavarësisht faktit se vetë Berisha është një figurë e diskredituar ndërkombëtarisht dhe e shpallur non-grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minimin e demokracisë.

Berisha, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 1997 pikërisht me ndërhyrjen dhe presionin amerikan pas katastrofës kombëtare të firmave piramidale, sot përpiqet të shfaqet si aleat i vijës më ekstreme amerikane, duke u rreshtuar kundër një shteti sovran si Irani. Ironikisht, kjo ndodh ndërkohë që në vitet ’90, Republika Islamike e Iranit ka qenë ndër vendet që e kanë mbështetur financiarisht dhe politikisht regjimin e Berishës dhe stafin e tij, në një periudhë kur Shqipëria ishte e izoluar dhe e brishtë institucionalisht.

Ish-presidenti Berisha, i njohur në Shqipëri si përgjegjës politik për vrasjet e katër qytetarëve më 21 janar 2011, shfaqet sot si “mbrojtës i lirisë dhe demokracisë” për popujt e tjerë, ndërkohë që mbi figurën e tij rëndojnë krime shtetërore, dhunë ndaj protestuesve dhe shkatërrim i institucioneve demokratike.

Rreshtimi i tij kundër Republikës Islamike të Iranit shihet si një akt i pastër oportunizmi politik, një përpjekje për të rifituar legjitimitet ndërkombëtar duke sulmuar Islamin dhe një shtet mysliman, ndërsa kërkon të mbulojë të shkuarën e tij politike dhe marrëdhëniet e errëta të viteve ’90.

Me këtë qëndrim, Sali Berisha konfirmon edhe një herë se nuk udhëhiqet nga parime, por nga interesi personal dhe mbijetesa politike./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne