Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza shkon në pothuajse 20.700

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 20.674. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, tha gjithashtu se 54.536 njerëz janë plagosur në ofensivën izraelite.

Izraeli vazhdon të bombardojë Rripin e Gazës nga ajri dhe toka në hakmarrje për një sulm ndërkufitar të 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze Hamas. Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

Sulmi izraelit e ka shndërruar Gazën në gërmadha, me gjysmën e banesave të territorit bregdetar të dëmtuara ose të shkatërruara dhe me pothuajse 2 milionë njerëz të zhvendosur brenda enklavës me një popullsi të dendur, me mungesë ushqimi dhe ujë të pastër./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne