“OBLIKA”/ Pjesë e një grupi droge, ekzekutohen 12 masa sigurie (EMRAT)

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për 2 vjet, në bashkëpunim me SPAK dhe me Prokurorinë e Shkodrës, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “OBLIKA”.

Ekzekutohen 12 masa sigurie: “Arrest në burg” për 10 shtetas dhe “Arrest në shtëpi” për 2 shtetas, të cilët akuzohen se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kultivuar dhe prodhuar cannabis sativa, në disa fshatra të Shkodrës. Konkretisht në “Arrest në burg” u lanë: Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa.

Ndërkohë në “Arrest në shtëpi” u lanë: Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni.

NJOFTIMI I POLICISE

Gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi. Në kuadër të një hetimi të iniciuar në vitin 2022, në Prokurorinë e Shkodrës dhe të ndjekur proaktivisht nga SPAK, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizoi operacionin policor të koduar “OBLIKA”. Gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga SPAK, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

-A. U., 50 vjeç, banues në Shkodër;
-A. T., 30 vjeç, banues në Koplik;
-H. M., 45 vjeç, banues në Shkodër;
-S. D., 36 vjeç, banues në Shkodër;
-I. D., 28 vjeç, banes në Shkodër,
-B. L., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-E. S., 22 vjeç, banues në Shkodër;
-A. D., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-A. P., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-D. H., 44 vjeçe, banuese në Tiranë.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne