Nga Azem Govaci
LUMA kufizohet me Hasin, Prizrenin, Opojen, Dibren, Mirditen edhe Puken. Historikisht deri ne vitet 1920 njihej me emrin Luma dhe banoret quheshin Lumjane. Krahina e merr emrin nga Lumi LUMA qe rrjedh mes dy maleve madhshtore Koritnik dhe Gjallica. Krahina e Lumes perbehej nga 7 bajraqet ku Kalaja e Dodes dhe Radomirës jane bajraqe Lumnjane. Ku dhe mali me i larte ne trevat shqiptare Mali Korabit eshte Lumjane. Lumi Veleshice ndan Lumen me Dibren dhe fshati Vrrëj eshte fshati kufitar me Prizrenin. Korabi maja me e larte ne trevat Shqiptare historikisht pra eshte Lumjane. Dy Lumenjte madheshtore Drini i Bardh dhe Drini i Zi e pershkojne Lumen Kreshnike (Kukesin e sotem), ku dhe takohen bashke te dy Drinat edhe me Lumin Luma dhe vazhdojne rrjedhjen drejt Shkodrës dhe derdhen ne detin Adriatik.
Fan Noli thoshte ne 1924: “A don male me Debore, burra te forte dhe malesore, fort mikprites dhe burrerore, shko ne Kukes se i ke me dore.”
Nje nder krahinat ne Gegeri ku 100% e popullsise kishin perqafuar Islamin.
Udhetarja Britanike Edith Durham kur kaloi neper Lume ne vitin 1905 tek kulla e Lumes shkruan “Luma eshte nje nder krahinat me te forta dhe burrerore muslimane ne Gegni”.
Luma ne vitet kritike te panvarsise 1912/13 i zbardh faqen vetes dhe kombit ku mbi 12 mije serb vriten ne Lume nga malesoret trima Lumjane. Vlen te theksohet kjo beteje fisnike ne menyre te drejperdrejte ndihmoi/kontriboi ngritjen e flamurit dhe shpalljen e panvarsise. Sepse forcat serbe kishin per qellim pushtimin e plotë te trevave Shqiptare, deri ne lumin Shkumbin dhe nuk donin qe Shqiperia te shpallte panvarsine. Pra kontributi i Lumjaneve vonoi/prishi planet sllave dhe siç dihet panvarsia jone u shpall.
Shume kenge i jane thurur kesaj lufte te lavdishme nder to kenge qe mund te permendim jane ‘Besa e Lumes’ ‘Luma e Kuçe’ ‘Luma e Serbi po lufton’ etj.
Me ardhjen e komunizmit ne vitet 1950s Bajraku i Radomires dhe I Kalase e Dodes i kalojne qarkut te Dibres. Po ashtu nje pjese e bajrakut te Terthores nga fshati Vermice, Zhur e Vrri ngelin matane kufirit ne Jugosllavi.
Komunizmi i nderron emrin Fisnik dhe historik (Lume) krahines dhe zyrtarisht krahina fillon e njihet me emrin Kukes.
Kukesi i vjeter si qytet dhe shume fshatra per rreth tij u sakrifikuan, per ti bere vend liqenit artificial te Fierzes, ku mbi te qendron hidrocentrali me i madh ne vend qe furnizon me energji elektrike te gjithe vendin. Keshtu ne 1978 qyteti i ri Kukesit ndertohet ne rrafshen e Lumes.
Pra Kukesianet sakrifikuan qytetin dhe tokat e tyre per Shqiptaret dhe shteti akoma nuk i ka kompensuar me qindra familje per tokat e tyre te permbytura. Ja vlen te themi qe shteti Shqiptare çdo vit eksporton dhe perfiton me miliona euro fale Fierzes, dhe me e pakta qe mund te beje eshte te kompensoje banoret e demtuar.
Gjate luftes per çlirimin e Kosoves, 1998/1999 Kukesi i zbardh faqen vetes dhe kombit, shfaqet perseri si krahine dhe qytet mikprites ku me mijera vellezer dhe motra shqiptare nga Kosova, viktima te gjenocidit serb gjeten strehe ne Kukes.
Kukesi u nominua per çmim nobel per mikpritje.
Sot eshte nje nder qarqet me te varfera ne Shqiperi. Kukesi fatekeqesisht si gjithe qytetet e tjera po zbraset dita dites nga rinia si rrjedhoje e papunesise dhe prespektivave te kufizuara.
Panvarsisht se Kukesi ka sakrifikuar qytet e toka per vendin dhe sikur mos te mjaftonte kjo i kane vene edhe traun e pageses per makina qe levizin ne rrugen e kombit.
Shpresoj qe politikanet Lumjane/Kukesian panvarsisht bindjeve te tyre politike, te fillojne dhe te kontribojne ndershmerisht per qarkun e tyre.