Pakistani u bën thirrje “mbështetësve” të Izraelit t’i japin fund masakrës ndaj palestinezëve

Pakistani tha se Izraeli vazhdon sulmet pavarësisht vendimit për armëpushim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe u bëri thirrje “mbështetësve” të Izraelit t’i japin fund masakrës kundër palestinezëve.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mumtaz Zahra Baloch në konferencën për media kërkoi që Izraeli “të heqë rrethimin çnjerëzor dhe të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në të gjitha pjesët e Gazës”.

Duke kujtuar se kanë kaluar tre ditë që nga miratimi i vendimit të KS-OKB-së për armëpushim në Palestinë, Baloch tha: “Lufta e Izraelit kundër popullit të Gazës vazhdon pa pushim. Populli palestinez vazhdon të përballet me urinë dhe gjenocidin”.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të shtojë përpjekjet e tij për të gjetur zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për problemin palestinez ndërsa “mbështetësve” të Izraelit u bëri thirrje t’i japin fund masakrës ndaj palestinezëve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne