Palestina mirëpret mendimin e GJND-së rreth okupimit izraelit të tokës palestineze

Presidenca palestineze mirëpriti opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) që tha se pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli që nga viti 1967 është i paligjshëm. Në një deklaratë, presidenca e përshkroi vendimin si “një triumf për drejtësinë” dhe “ripohim të së drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje, për tokën dhe shtetësinë e tyre”.

Në deklaratë theksohet se vendimi i GJND-së është një përgjigje ndaj rezolutës së parlamentit izraelit që hodhi poshtë krijimin e një shteti palestinez. Vendimi i kërkoi komunitetit ndërkombëtar “të detyrojë Izraelin, fuqinë pushtuese, të përfundojë plotësisht dhe menjëherë pushtimin e tij pa kushte ose përjashtime”.

GJND në opinionin e saj tha se pushtimi prej dekadash i tokës palestineze nga Izraeli është “i paligjshëm” dhe duhet t’i jepet fund “sa më shpejt të jetë e mundur”. Në fund të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme kishte miratuar një rezolutë duke kërkuar nga GJND-ja të jepte një opinion këshillues mbi pasojat ligjore që lindin nga pushtimi izraelit i territoreve palestineze që nga viti 1967, se si politikat dhe praktikat e Izraelit ndikojnë në statusin ligjor të okupimit dhe cilat janë pasojat juridike që lindin për të gjitha shtetet dhe OKB-në nga ky status./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne