PAN AMERIKANIZMI

Savash VELIU

Rrugët e Ferrit janë të shtruara me lule kurse rrugët e Parajsës janë të shtruara me gjemba..!

Nazi Evropa e udhëhequr nga Hitleri fashist u mposht prej Amerikës e cila bëri çmos të intervenonte në Evropë duke shkaktuar vetvrasjen e ashtuquajtur “Pearl Harbor” ndaj ushtrisë së vet dhe kështu hapi rrugën e saj për Evropën e shkatërruar që të vjente pastaj mbi fronin e saj të ulej duke ngritur flamurin e Perandorisë Romake, dmth, të njëtit Nazi Fashizëm të ri Pan-Amerikan, pikërishtë ashtu siç e quajti edhe Hitleri në atë kohë se po fillonte ‘’Njëmijvjeçari i Perandorisë Gjermano-Romake!

Pyetja a nuk është ky i njejti Nazi Fashizmi Perëndimor Barbar që ngriti të njëjtin flamur që e ka ngritur Amerika e sotme mbi këtë glob të shtypur?

Pra, ngritja e PanAmerikanizmit mbi Evropën e dobësuar solli DeKolonizimin e tokave Arabo-Afrikane jashta Evropës por ama me të u soll edhe ngritja e re e PetroDollarit Amerikanë si arma më e fuqishme e kolonizimit të ri një zhvatje e pasurive të tyre e përdorur si instrumentë detyrues ndaj gjithë botës së sotme.

Kështu, EuroAmerikanët perëndimor kishin vënë diktatin e saj mbi mbarë botën dhe zjarri i saj nuk u shua, por mbeti i ndezur, duke kërcënuar të ardhmen e njerëzimit, aq sa mbillte katastrofën dhe vuajtjen nga ky qytetrim të kapitalizmit të egër materialistë dhe të vrazhdë që po e shqyente njerëzimin pas rrënies së qytetërimit njerëzor islam, të nënshtruar ndaj diktatit robërues dhe tiranik që kishte vënë, ku fuqia e muslimaneve sa vinte dobësohej, ndërkohë që më parë ishte një pengesë e pakalueshme për fuqitë pushtuese evropiane, për një periudhë të konsiderueshme.

Dhe gjatë gjithë Historisë së evroperëndimit ata u vranë mes vete e nuk u mjaftuan me te ata vranë edhe Afrikën bashkë me Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Largët në të gjitha fushatatë e tyre kolonizuese, dhe sërish neve na quajnë Barbar!

Këta europerëndimorët jashta murreve të Kalasë së tyre i quajn të gjithë popujt ‘Barbar’ dhe pikërishtë ne Ballkanasit Musliman me të tjerët bashkë jemi në syrin e tyre ‘Lindor’, pra ne nuk jemi europian as që do të jemi në europ. Sepse ne mbi njëmijë vite kemi qenë nën Bizantin Lindor e pastaj 600 vite me Osmanët dhe aspak nuk llogarisemi si europian!

Mendimtari Jusuf Kaplan thotë; Devleti Osman mbajti 72 kombe së bashku me Islamin, e jo me sekularizmin. Prandaj, Islami na mjafton!

Pra, ishinë Barbarët evropian që shpikën Antisemitizmin ndaj hebrejve spanjollë gjatë fushatës Spanjolle në Andaluzi, kurse në vitin 1991 Amerika ishte ajo që shpiku Fundamentalizmin islam dhe të niste muslimani të barazohet me terroristin që kjo të kthehet sot në Islamofobi duke na thëne botërishtë – Barbar!!!

Pra Europerëndimorët janë të xhindosurit e botës tek të cilët u sillet rrotull gjeneve të tyre brenda Djalli-Satan dashakeqi i cili i udhëheq prej krimi në krim si përfaqsues të fisit Kabil kundër kabiles së Habilit të drejtë, kjo është doktrina e çoroditur e thellosur në rrënjët e tyre që i mbështetë deri tek Kryqëzatatë gjakatare!

Çdo kund ku ka fesad, aty dihet se 100% janë AngloAmerikanët si formuesit të turbullirave dhe kaoseve të botës përmes intrigave të pista brenda çdo shteti.

Pra, Nacionalizmi ynë, Komunizmi dhe Evropianizmi apo Perendimizmi janë pjellat e Evropës dyftyrshe e ndërtuar mbi antimuslimanizmin islam… andaj ne u ndëshkuam me Komunizmin dhe vazhdojmë të ndëshkohemi edhe sot nga perëndimi. Kurse, Zullumet ndëshkohen nga Zoti me çdo formë të saj andaj këta zullumqarë çartën edhe mëshumë sot.

Pra, thënja profetike se; Rrugët e Ferrit janë të shtruara me lule e ato rrugë janë të Perëndimit të përdallur nga çdo kontekst njerëzor, derisa Rrugët e Parajsës janë të shtruara me gjemba por, që përfaqësojn Islamin dhe muslimanët të cilët do jenë të sprovuara deri në Kijamet!

Pra, Amerika u forcua duke plaçkitur mundin dhe pasuritë e popujve të nënshtruara, përndryshe ajo pa këto lukse do shkonte drejt kapitullimit.

Ideatori i politikës amerikane Henry A. Kisinger thotë:

“Shpopopullimi duhet të jetë përparësia më e lartë e politikës së jashtme ndaj botës së tretë, sepse ekonomia amerikane do të kërkojë sasi të mëdha dhe në rritje të mineraleve strategjike nga jashtë, veçanërisht nga vendet më pak të zhvilluara”!

Pra shihet se perëndimorë u ngritën mbi plaçkatë e pasurive të popujve të ndëshkuara me luftëra nga megaprojektet amerikane që i detyruan drejtë shpopullimit duke i lënë pasuritë e tyre pas, akti i njëjtë që ndodh dhe me ne sot!

Pra në horizontë duket kanosja e ekonomive të shteteve AngloAmerikane ku përfshihen dhe Kanada, Australia, Zelanda e re me anglofonët tjerë, këtë e sinjalizoi edhe kryeministri i ri i Mbretërisë Angleze Sunak kur tha se: Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA duhet të ndërtojnë aleancë që “mbron ekonomitë tona”, pra sipas tyre duhet Plaçkitur shtetet tjera!

Por kaloi koha e tyre e mbretërimit të globit dhe sot ata më nuk mund ti plaçkisin si më parë gjatë 50 viteve të fundit popujt, andaj Ekonomia Amerikane është e tkurrur deri në nivelin më të ulët të saj ku ARKA e Shteteve Federale ka arritur deri më 300 miliardë Dollarë me të cilat nuk mund të menaxhohen më Shtetet e Bashkuara nëse resurse të reja nuk rrjedhin në të.

Dhe e keqeja më e madhe është se, Firmat Amerikane shkulen dhe transferohen në Kinën komuniste. Kurse Bajdeni po fundoset me gjasa të pakta të fitoj zgjedhjet e ardhshme. Trampi po vjen, me zgjedhjet e vitit 2024 në një Shtet Amerikan të sosur e të përçarë dhe kjo gjendje e tillë sa do mund të qëndroj në këmbë nuk i dihet, pra ato ditë nuk janë larg të shihen apo!?

Sot Amerika u tërhoq edhe nga Katari duke ia lënë vendin forcave ushtarake turke. Arabët ia kanë kthyer shpinën Amerikës duke kërkuar mbështetje tek të tjerët në rajon. Kurse Turqia goditet me Dollarin sërish por ajo Turqi nuk është ajo e cila mund të mposhtet me një letër dollari sepse me vite është farkëtuar në këtë rrugë të mundimshme që të hapëroj sot drejt majave të botës së re!!!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne