Pas sulmit ndaj Izraelit, Hezbollahu lëshon deklaratën e fortë: Ja kur mund të përfundojnë operacionet ushtarake

 

Hezbollahu ka lëshuar një deklaratë të dytë pasi ka sulmuar Izraelin, duke thënë se “ne do të hakmerremi ndaj kriminelëve”.
Ndër të tjera në deklaratë thuhej se “Këto operacione ushtarake do të kërkojnë pak kohë për t’u përfunduar, pas së cilës do të lëshohet një deklaratë e detajuar në lidhje me kursin dhe objektivat e tyre.

Rezistenca Islamike në Liban është në këtë moment në nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe do të qëndrojë e fortë dhe vigjilente kundër çdo shkeljeje apo agresioni sionist, veçanërisht nëse civilët dëmtohen, dënimi do të jetë i ashpër dhe shumë i egër.”/sot

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne