Përfaqësuesi i Izraelit në OKB tha se “ndërtesat e OKB-së duhet të fshihen nga faqja e dheut”

Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara (OKB), Gilad Erdan, tha se “ndërtesat e OKB-së duhet të mbyllen dhe të fshihen nga faqja e dheut”.

Në lajmin e gazetës izraelite Maarif, janë transmetuar fjalët e Erdan në një intervistë, ku ai thotë: “Ndërtesat e OKB-së duhet të mbyllen dhe të fshihen nga faqja e dheut”.

Duke treguar ndërtesën e OKB-së të SHBA-së në New York, Erdan argumentoi se “kjo ndërtesë mund të duket e bukur nga jashtë, por është e shtrembër”.Në lajmet e gazetës Maariv, thuhet se kjo nuk ishte hera e parë që Erdan të përdorte deklarata të tilla kundër OKB-së./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne