Përfundon takimi i 43 deputetëve të Opozitës, zbardhen 3 vendimet kryesore të axhendës opozitare

Ka përfunduar mbledhja e deputetëve të opozitës e thirrur nga kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi në të cilën morën pjesë 43 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prilit, përfshirë edhe Sali Berishën.

Pas përfundimit të saj, Gazment Bardhi zbuloi 3 vendimet e rëndësishme, një pjesë të axhendës për sesionin e ri parlamentar duke theksuar se do të rikonceptohet komisioni i ri i reformës zgjedhore.

“Ishte një takim i nevojshëm, i vonuar i deputetëve të opozitës. Sot në takimin me 43 deputetë të PD-së, të Aleancës për ndryshim, kemi caktuar një pjesë të axhendës për sesionin e ri parlamentar. Synimi ynë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Është vendosur si prioritet i punës, të gjithë deputetët e opozitës, të atyre që e ndjejnë veten deputetë, duke vijuan punimet në Komisionet hetimore. Është e papranueshme që opozita që ka denoncuar masakrën zgjedhore e 14 majit, që mos të çojë para një pjesë të interesit të opozitës”, tha ai.

“Vendimi i parë që morëm është padyshim rikonceprimi i detyrave dhe përbërjes së komisionit zgjedhor. Do paraqesim në nisje të sesionit ngritjen e tre komisioneve hetimore, për koncesionet PPP dhe problematika në shëndetësi, çështja e dytë ka të bëjë me të dhëna personale të qytetarëve, çështja e patronazhistëve dhe dyshimet për ndërhyrje në sistemin TIMS, dhe së treti jemi njohur me të dhëna sesi zyrtarë publike në konflikt interesi marrin vendime për të pasuruar familjarë dhe miq, dhe komisioni do jetë i fokusuar në shpërdorimin e detyrave”, u shpreh më tej Bardhi.

Vetë Berisha, pas mbledhjes i pyetur nëse është i moralshëm bashkëpunimi me Gazment Bardhin pas përplasjes prej dy vitesh, ish-kryeministri u shpreh se deputetët I bashkoi përgjegjësia ndaj shqiptarëve dhe jo interesat personale.

“Ishte një takim i 43 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 21 prillit, deputetë të aleancës së PD-së me aleatët e saj të përjetshëm. Besoj se ishte mesazh pozitiv, përgjegjësi në të cilën deputetët vendosin të bashkojnë të gjithë përpjekjet e tyre kundër një regjimi që është sot famë e krijimit, e vjedhjes e mafies dhe e të zezave më të mëdha që ka njohur kombi në 32 vite. Mendoj se ishte një hap i rëndësishëm në një proces të pandalshëm…Unë dua të them këtu…ky ishte një takim ishte….asgjë të moralshme nuk ka më shumë sa kjo betejë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo shqiptar”, tha Berisha.

Ai shtoi se: “Deputetët e shtëpisë së lirisë nuk ishin sot, të cilët janë opozitarë të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur të luftojë këtë regjim, të bashkojmë forca për rrëzimin e pushtetit. Vendimet shumë të rëndësishme do t’ua njoftojë Bardhi, sepse u morën vendime shumë të rëndësishme. Na bashkoi përgjegjësia morale dhe ligjore që kemi para 620 mijë zgjedhjeve që votuan në 14 maj kundër Ramës”.

Ndonëse u ulën për herë të parë bashkë, Berisha e Bardhi ishin përballë njëri-tjetrit në tryezë, ndërsa kreu i grupit i kujtoi disa herë se ndasitë duhet të shihen në një moment tjetër./GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne