Përgjakja e Ramazanit në Palestinë, të dielën prostestë në Tiranë kundër genocidit Izraelit në Gaza

Këtë të dielë në orën 12:30 në Sheshin Skënderbej do të mbahet një protestë kundër pushtimit Izraelit në Palestinë. Policia e Shtetit ka dhënë lejën për tubimin e në qendër të kryeqytetit pas kërkesës së bërë nga 5 shoqata. Pas protestës do të ketë një marshim me nisje nga sheshi Skënderbej dhe deri te ish-stacioni i trenit dhe kthim.

Kjo është protesta e parë në mbështetje të palestinës që nga nisja e muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, duke kundërshtuar vrasjet që po ndodhin në Gaza.

TUBIM DHE MARSHIM PËR PALESTINËN

Në muajin e shenjtë të Ramazanit ndërkohë që e gjithë bota islame është përkushtuar me adhurimin ndaj Zotit, në Palestinë po vriten fëmijë dhe civilë të pafajshëm.

Të DIELËN në 17 MARS

  1. Mexhlis
  2. Thirrja në Mirësi
  3. TUMED
  4. “Qendra për Kulturën Islame Evropiane”
  5. “Ensar”.

ju bëjnë thirrje të merrni pjesë në një tubim për ndalimin e gjenocidit dhe në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez.

Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente dhe Policia ka miratuar organizimin e tij.

Tubimi do të behet në orën 12:30 në sheshin Skenderbej.

Marshimi nga sheshi Skënderbej tek ish stacioni i trenit dhe kthim./GazetaImpakt/

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne