Plasaritet pasqyra e mbështetjes së mediave perëndimore rreth Izraelit

Rritja e mbështetjes së verbër të mediave perëndimore ndaj regjimit sionist ka nxitur kritikat e shumë gazetarëve dhe sidomos të atyre të përfshirë në lajme që ndjekin këtë politikë. Mesa duket vazhdimi i mundshëm i sulmit ushtarak të Tel Avivit ndaj Gazës do të bëhet shkak që mbajtja e anës në dhënien e lajmeve do të humbasë pozitën e saj dhe në këtë mënyrë pasqyra e mbështetjes së medias perëndimore për regjimin sionist është plasaritur.

Së fundmi, në një letër drejtuar Al Jazeera-s, tetë gazetarë britanikë të BBC-së akuzuan drejtorin e organizatës së tyre se u anon pozicioneve të regjimit sionist gjatë luftës së Gazës dhe njoftuan se kjo kompani ka përhapur thashetheme që nga fillimi i kësaj lufte dhe ka anashkaluar dhënien e lajmeve të sakta për konfliktet mes regjimit sionist dhe Hamasit. Për dekada, palestinezët dhe mbështetësit e tyre janë ankuar se media kryesore perëndimore është dukshëm e njëanshme në favor të Izraelit.

Sulmi i befasishëm i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe përgjigja ushtarake e Tel Avivit e kanë ringjallur këtë debat. Bazuar në provat dhe të dhënat, shumë analistë të medias bien dakord se pavarësisht zhvillimeve të fundit dhe hapësirës së gjerë për të pasqyruar pikëpamjet e mbështetësve të Palestinës, mediat e famshme si BBC janë ende të njëanshme në favor të regjimit sionist. Shumë media perëndimore, duke injoruar kontekstin historik të pushtimit të Palestinës nga regjimi sionist, momentin e sulmit të Hamasit e konsiderojnë si fillimin e historisë dhe “sulmin e papritur dhe të paprovokuar” të grupit e cilësojnë si shkakun e të gjitha ngjarjeve të javëve të fundit.

Që nga fillimi i operacionit të Hamasit “Stuhia Al-Aksa”, i cili ishte i paprecedentë në historinë 75-vjeçare të pushtimit të Palestinës, përveç konfliktit ushtarak midis regjimit sionist dhe forcave të rezistencës, ka shpërthyer edhe një luftë në fushën e medias dhe lajmeve dhe në këtë mes forcat e medias perëndimore i kanë ardhur në ndihmë Izraelit. Për shembull, disa javë më parë mediat ishin të ftuara në fshatin “Kafar Azza” në jug të territoreve të pushtuara. Pikërisht aty, reporteri i rrjetit sionist I24 ngriti gënjeshtrën e prerjes së kokës së 40 fëmijëve nga Hamasi.

Kjo gënjeshtër e madhe ishte ushqim i mirë mediatik për regjimin sionist dhe Perëndimin për ta shfrytëzuar atë si shkak për të sulmuar rezistencën palestineze. Ndërkohë, disa punonjës të medias që donin të përmbushnin misionin e tyre dhe të pasqyronin të vërtetën u përballën me sjellje të ashpra dhe madje disa prej tyre u pushuan nga vendi i punës. Gazeta Guardian është një nga këto media që shkarkoi karikaturistin Steve Bell për vizatimin e një karikature “fyese” ndaj kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu.

Nga ana tjetër, kanali i lajmeve CNN është përpjekur të largojë mendjen e publikut nga krimet e tmerrshme të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës, duke marrë nën kontroll lajmet. Indiferenca e këtij rrjeti amerikan ndaj veprimeve të Tel Avivit arriti deri në atë pikë sa ra shumë në sy publikimi i një videoje rreth protestës së një gruaje kundër performancës së CNN. Kjo grua egjiptiane u debatua me Clarissa Ward, reportere e këtij kanali dhe i bërtiti asaj në përgjigje të gënjeshtrave të përhapura nga mediat amerikane dhe perëndimore për ngjarjet në Gaza. Raporti i Fox News mbi dëmet e shkaktuara nga operacionet e Hamasit ndaj kafshëve shtëpiake të kolonëve është një shembull tjetër i injorimit të mijëra palestinezëve të pafajshëm që vdiqën në Rripin e Gazës. Më 14 tetor, Fox News transmetoi një video reportazh nga jugu i territoreve të pushtuara nën titullin “Kafshët shtëpiake të mbetura pa familje pas sulmit të Hamasit”, ndërsa sulmet ajrore disa kilometra më larg vranë mijëra fëmijë dhe lanë mijëra të pastrehë. Njëkohësisht, faqja e rrjetit amerikan “CNBC” bazuar në statistikat e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se për shkak të armëve të avancuara të regjimit sionist, gjatë 15 viteve të sulmeve të këtij regjimi kundër palestinezëve, numri i Palestinez të vdekur dhe të plagosur në këtë luftë të pabarabartë ka qenë më shumë se 10 herë se ajo e sionistëve.

Duket se me zgjatjen e sulmit të regjimit sionist ndaj Gazës dhe rritjen e ndërgjegjësimit të audiencës mediatike, hendeku midis njëanshmërisë së mediave perëndimore në favor të Izraelit nga njëra anë dhe presionit të anëtarëve të pavarur të medias nga ana tjetër është rritur edhe më shumë dhe besueshmëria e raportimit mediatik është vënë në pikëpyetje./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne