Analizimi i arsyes së mbështetjes ushtarake dhe financiare të Amerikës për regjimin sionist

Veprimi i Amerikës si hapja e thesarit financiar dhe depove të armëve për t’i transferuar ato tek regjimi sionist, i cili është plot me armë konvencionale dhe bërthamore, gjithashtu për t’u përballur me disa mijëra luftëtarë të rezistencës islame në Gaza dhe dërgimi i dy aeroplanmbajtësve, një anije luftarake dhe mijëra ushtarë për të mbështetur Tel Avivin dhe madje përpjekja për të ndërhyrë drejtpërdrejt ushtarakisht në luftë, ka ngritur shumë pikëpyetje për natyrën e marrëdhënieve midis regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara.

A është ky regjim ashtu si regjimet e tjera normale, apo siç e kemi thënë shumë herë, “Izraeli” nuk është gjë tjetër veçse një bazë e përparuar amerikane në zemër të botës islame, e cila nuk mund të mbijetojë pa paratë dhe armët amerikane? Lufta në Gaza, e cila tashmë është në armëpushim dhe veçanërisht beteja e “Stuhisë Al-Aksa”, tregoi se “Izraeli” nuk është një ent politik ashtu si pjesa tjetër e qeverive botërore, por një simbol i kolonizimit të drejtpërdrejtë amerikan në një vend të shenjtë të tokës arabe dhe islame.

Sipas raportit të Qendrës së Kërkimeve të Kongresit Amerikan, Shtëpia e Bardhë ka kontribuar me 300 miliardë dollarë për këtë regjim nga viti 1948 deri në fillim të vitit 2023, shumë të cilën nuk e ka shpenzuar as për shtetet e veta. Mbështetja e Uashingtonit për regjimin sionist daton që nga themelimi i tij në vitin 1948, me pretekstin qesharak se “qëllimet e përbashkëta strategjike dhe angazhimi i ndërsjellë ndaj vlerave demokratike” janë arsyet e kësaj mbështetjeje bujare dhe të pakufizuar. Gjëja kryesore është se ndihma për Izraelin konsiderohet ligj në Amerikë dhe ky ligj i detyron autoritetet ekzekutive në Amerikë të ndërmarrin çdo veprim për të ruajtur “epërsinë ushtarake cilësore” të Izraelit ndaj të gjitha vendeve të rajonit.

Për shembull, Shtetet e Bashkuara ndihmoi regjimin sionist duke shpenzuar rreth 3 miliardë dollarë nga 2011 deri në fillim të 2023 për blerjen e raketave të Kupolës së Hekurt, rreth 2.4 miliardë dollarë nga viti 2006 për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes raketore Flakhan Davud dhe 4.5 miliardë dollarë për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat “Harku i Shigjetave”. Sot, pas stuhisë Al-Aksa, SHBA-të kuptuan se baza e saj ushtarake e quajtur “Izraeli”, e cila ndodhet në zemër të botës islame, nuk mund t’u rezistojë disa qindra luftëtarëve palestinezë, pavarësisht nga bollëku i armëve që disponon.

Shtetet e Bashkuara madje i dhanë 14 miliardë dollarë ndihmë urgjente regjimit sionist me pretekstin e gjetjes së pengjeve amerikane. Por me gjithë këto armë dhe ndihma, regjimi sionist u përball me disfatën më të madhe përbllë të rinjve të Gazës, të cilët pa tanke, aeroplanë dhe artileri po luftojnë armikun vetëm me disa armë bazë, gjë që është shenjë e dobësisë së regjimit sionist dhe e moralit të dobët të kolonëve sionistë./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne