“Privilegj të rikthehem në Shqipëri”, Luigi Soreca: Procesi i censit, me rëndësi edhe për rrugën drejt BE

I ngarkuari me punë pranë trupit diplomatik të BE në Shqipëri, ish-ambasadori Luigi Soreca, u shpreh sot para mediave se ndihet i privilegjuar që është rikthyer në Shqipëri.

Gjatë konferencë së bashku me kreun e qeverisë, për censin dhe regjistrimin e banesave, Soreca tha se është shumë  e nevojshme dhe e rëndësishme që informacionet të jenë të sakta.

“Është privilegj për mua të rikthehem në Shqipëri në një moment kaq të veçantë të vendit, procesi i anëtarësimit në BE. Shqipëria mbërrin në këtë moment ën një formë mjaft të mirë, gati për takim mjaft të rëndësishëm në dhjetor në Bruksel. Kam marrë pjesë në ato takimi të një procesi të gjatë dhe të komplikuar, por me jep një kënaqësi që ky proces është në pikën që do të fillojë”, tha ai.

Ai tha se ky cens dhe zhvillimi i mëtejshme i sistemit statistikor, është i rëndësishëm edhe  për procesin e negociatave për rrugën e Shqipërisë në BE.

“Është e rëndësishme të ketë informacion të besueshëm statistikash sa i përket kësaj çështjeje. Ky cens dhe zhvillimi i mëtejshme i sistemit statistikor është i rëndësishëm edhe për procesin e negociatave për rrugën në BE.

Dua t’i uroj INSTAT shumë energji dhe fat në muajt që vijnë”, u shpreh ai./BW

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne