Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së akuzon: Burokracia e çmendur vonon ndihmën e Gazës në kufi

Programi Botërori Ushqimit të OKB-së (WFP) deklaron se kontrollet tepër të rrepta mbi kamionët në pikën kufitare Rafah nga Egjipti në Gaza po ngadalësojnë shpërndarjen e ndihmave.

“Burokracia është çmenduri,” i tha Cindy McCain agjencisë së lajmeve Reuters, duke shtuar se ndërsa ajo e kuptonte se duheshin kontrolle për të siguruar që armët të mos kontrabandoheshin, do të ishte më e lehtë të futej ushqimi. “Ne duhet të marrim një sasi të madhe me ndihma me kamione. Kemi nevojë për qasje të sigurt dhe të papenguar në Gaza, në mënyrë që të mund të sigurohemi që njerëzit të mos vdesin nga uria, sepse kjo është ajo që po ndodh.”

Ndërsa vizitoi Egjiptin për t’u takuar me zyrtarët, McCain tha se çdo kamion duhet të shkarkojë ngarkesën e tij në një pikë kontrolli për inspektim, pastaj ta ngarkojë atë kur të përfundojë kontrolli. Tre kamionë të Programit Botëror të Ushqimit që transportonin rreth 60 tonë ushqim – mjaftueshëm për të ushqyer 200,000 njerëz për një ditë – hynë në Gaza të shtunën, sipas agjencisë. Programi thotë se një tjetër nga kamionët e tij ka kaluar që atëherë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne