Zyrtari palestinez: Izraeli po përdor municion të ndaluar kundër Rripit të Gazës

Shefi i zyrës për informim të qeverisë palestineze në Gaza deklaroi se ka shumë dëshmi se regjimi pushtues sionist po përdor municion të ndaluar në bombardimet kundër Rripit të Gazës.

Kanali televiziv Al Jazeera njoftoi se Salama Maruf, shefi i zyrës për informim të qeverisë palestineze në Gaza, deklaroi se regjimi sionist po zbaton kërcënimin e tij për të kthyer Rripin e Gazës 50 vjet më parë. Ai ka shkatërruar tërësisht shumë njësi banimi në Rripin e Gazës.

Marouf shtoi: “Regjimi pushtues sionist po përdor municion i cili jo vetëm shkakton shkatërrim të gjerë të infrastrukturës së Gazës, por edhe shkrin trupat e civilëve të plagosur”.

Marouf gjithashtu e konsideroi metodën e dërgimit të ndihma humanitare për banorët e Gazës si shumë të dobët dhe theksoi: “Ndihmat humanitare të dërguara në Rripin e Gazës nuk janë në proporcion me nevojat e mëdha të Rripit të Gazës, aq sa nuk mjaftojnë vetëm për një vendbanim refugjatësh për 24 orë”.

Kreu i zyrës për informim të qeverisë palestineze në Gaza deklaroi gjithashtu: “Drita jeshile i është dhënë regjimit pushtues sionist me mbështetjen ndërkombëtare për Tel Avivin e cila i bën ata partnerë në krimet e këtij regjimi racist ndaj popullatës civile palestineze”.

Si kundërpërgjigje ndaj krimeve të sionistëve, forcat palestineze të rezistencës nisën nga e shtuna e 7 tetorit 2023 operacionin “Stuhia Al-Aksa” nga Rripi i Gazës kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara. Që nga fillimi i operacionit, ushtria sioniste, e cila nuk është në gjendje të përballet me luftëtarët e rezistencës, ka bombarduar zona të banuara civile, spitale, qendra fetare dhe shkolla në Rripin e Gazës./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress