Spanjë, nxënësit dhe studentët protestuan duke bojkotuar mësimin në mbështetje për Palestinën

Studentë universitarë dhe nxënës të shkollave të mesme, me thirrjen e sindikatës së studentëve në Spanjë, bojkotuan mësimin në gjithë vendin dhe mbajtën protesta në mbështetje të Palestinës në qendrat e qyteteve të mëdha.

Studentët dhe nxënësit në 25 qytete, përfshirë Madridin, Barcelonën, Valencian, Seviljen, Granadën, Malagën, Gironën dhe Bilbaon, zhvilluan protestën me moton “Solidaritet me popullin e Palestinës, ndaloni gjenocidin në Gaza”.

Në kuadër të protestës së studentëve universitarë, e cila u mbështet edhe nga nxënësit e shkollave të mesme, mijëra persona u mblodhën nëpër sheshe në orët e drekës.

Gjatë protestave u brohoritën shpeshherë slogane të tilla si “Ndaloni gjenocidin, jo më në emrin tonë”; “Rroftë lufta e popullit të lirë palestinez”; “Izraeli vrasës”; “Kjo nuk është luftë, ky është gjenocid”; “Ushtritë e pushtuesit sionist jashtë”; dhe “Rroftë Palestina”.

Në manifestin që u lexua nga liderët e sindikatës së studentëve u theksua: “Populli palestinez prej dekadash jeton nën masakrën, sulmin dhe shtypjen e Izraelit fashist, sionist, kolonialist. Gaza, ku jetojnë rreth 2 milionë njerëz, është kthyer në kampin më të madh të hapur të përqendrimit në botë”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij kanë kryer një gjenocid të ri, thuhet në manifest, në të cilin u kritikua “SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe Spanja për hipokrizi dhe mbështetje” për sulmet e Izraelit.

Studentët akuzuan shtetin e Izraelit për gjenocid kundër palestinezëve dhe kërkuan “përfundimin e pushtimit në territoret palestineze dhe sigurimin e drejtësisë sociale në këto territore pa zbatimin e skllavërisë imperialiste”.

Për Anadolu, studentët që morën pjesë në protestën e cila filloi në sheshin Sol në Madrid dhe përfundoi para ndërtesës së Ministrisë së Jashtme të Spanjës, thanë: “Jemi thellësisht të pikëlluar dhe të turpëruar për atë që po ndodh në Palestinë. E gjithë bota duhet të ngrejë zërin kundër Izraelit”.

Ndërkaq, sekretarja e përgjithshme e sindikatës së studentëve, Coral Latorre, u shpreh: “Organizuam protestën e stome për të treguar solidaritetin tonë me popullin e Palestinës. Kanë humbur jetën mbi 5 mijë njerëz, përfshirë 2 mijë fëmijë, janë bombarduar spitalet dhe shkatërruar shtëpitë. Ky është një gjenocid i plotë dhe kjo protestë është e rëndësishme për të kërkuar që të merren masa urgjente për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Protestat në mbështetje të Palestinës në Spanjë do të vazhdojnë edhe në fundjavë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress