“Promovoi Shqipërinë e Madhe”, Albin Kurti u përgjigjet kritikave nga Serbia dhe Maqedonia

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut së fundmi ka nxitur një sërë reagimesh nga opinioni publik në të dyja vendet. Në Shkup u vunë re pakënaqësitë te partitë e mëdha shqiptare, por më së shumti në ato maqedonase.

Presidenti i vendit, Pendarovski deklaroi se duhet të dënoheshin deklaratat dhe banderolat nacionaliste, ndërsa zyra e kryeministrit Kovaçevski ishte e të njëjtit mendim duke thënë se disa zhvillime në këto takime ishin të papranueshme. Nuk mungoi as reagimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili pretendoi se Kurti atje “promovoi Shqipërinë e Madhe”.

Kritikave të shumëta u është është përgjigjur Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës., i cili ka deklarar se Kurti kishte pasur ftesë nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me rastin e ri-emërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të rrugës që lidh fshatin Vicë me fshatin Sellcë.

“Vizita e Kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut u bë me ftesë të . Në mes të muajit qershor, po ashtu me ftesë kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në Forumin e Prespës, në Strugë, në kuadër të së cilit ai kishte zhvilluar takime edhe me zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërkaq që sa i përket nivelit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ne kujtomë që dy qeveritë për të herë të parë kishin mbajtur një mbledhje të përbashkët në shtator të vitit 2021, si rezultat i marrëdhënieve të mira dhe interesave të përbashkëta. Komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt. Siç duket Vuçiq është nisur nga vetja e tij, insistimi në Serbi të Madhe edhe pas katër luftërave të humbura me emrin Bota serbe, dhe na akuzon neve kot”, u shpreh Kryeziu gjatë një interviste./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne