Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, policia merr masa: Rrugët që do të bllokohen

Policia e Shtetit ka marrë masa organizative për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së thirrur ditën e nesërme nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” para bashkisë së Tiranës. Protesta do të zhvillohet në orën 10:00.

Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet përdorimi i rrugëve alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime. Policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne