Protesta e të rinjve palestinezë në kufirin e Gazës

Të rinjtë palestinezë u mblodhën pranë qendrave ushtarake të ushtrisë së këtij regjimi në kufirin e Rripit të Gazës, në 18-vjetorin e dëbimit të ushtrisë sioniste nga Rripi i Gazës. Me anë të këtyre protesta ata dënuan veprimet mizore të sionistëve kundër të burgosurve palestinezë.

Në këtë tubim, të rinjtë palestinezë u vunë zjarrin gomave dhe në përgjigje, ushtria izraelite tentoi t’i shpërndante këta të rinj duke hedhur gaz lotsjellës. Zona kufitare e Rripit të Gazës me territoret e pushtuara është një nga pikat kryesore të protestave të banorëve të Gazës.

Vitet e kaluara, në kuadër të “marshit javor të kthimit” në këtë zonë kufitare, banorët e Gazës u përleshën me ushtarët sionistë të vendosur në qendrat ushtarake të kësaj zone dhe të rinjtë palestinezë lëshuan balona ndezëse drejt zonave të kolonëve sionistë./parstoday

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne