Protesta në aksin Thumanë-Kashar, Policia largoi me forcë protestuesit dhe zhbllokon qarkullimin

Në aksin Thumanë-Kashar është zhvilluar protesta e rradhës e banorëve të zonës, të cilët kërkojnë akses mes aksit të vjetër dhe autostradës së re, ashtu siç parashikohej në projektin fillestar, ku kishte 4 nyje lidhëse.

Protesta ka nisur rreth orës 18:15 ku disa qindra qytetarë kanë bllokuar të dy akset e autostradës. Por në orën 19:00, policia ka arritur të largojë protestuesit nga rruga, duke i zhvendosur anash saj, dhe duke bërë të mundur zhbllokimin e qarkullimit.

Deputetja demokrate Andia Ulliri që ka mbështetur protestën i ka bërë thirrje ARRSH dhe zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku që ti japin përgjigje qytetarëve. Ulliri tha se jeta e rreth 85 mijë banorëve që preken nga rruga e re është vështirësuar, pasi ata nuk kanë asnjë akses për të hyrë në autostradë, dhe bizneset e tyre po falimentojnë.

“Ku janë 4 nyjet që parashikoheshin në projekt? Asnjë nyje nuk ka. Atëherë ku janë? ARRSH dhe ministrja Belinda Balluku duhet të na kthejë përgjigje, vetëm heshtje. Këta banorë që protestojnë janë në të drejtat e tyre.

Çfarë do të ndodhë sikur të bllokohen rrugët?

Këtyre banorëve nuk u jepet akses në autostradë, është një zonë që ka 80-85 mijë banorë që preken nga mungesa e këtyre nyjeve”, tha deputetja e PD-së.

Ajo i është bashkuar protestuesve në këtë aksion, ndërsa është ulur bashkë me qindra banorë në rrugë, duke paralizuar totalisht qarkullimin e mjeteve.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne