Protesta në Thumanë-Kashar, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Disa qindra banorë të Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës kanë nisur sërish një protestë, duke bllokuar aksin Thumanë-Kashar, ndërsa ka pasur përplasje mes tyre dhe forcave të policisë, që kanë tentuar të zhbllokojnë rrugën.

Duket si një skenar i ngjashëm me 3 protestat e mëparshme, ku qytetarët arrijnë të bllokojnë rrugën për disa minuta dhe më pas policia ndërhyn duke i larguar anash autostradës, duke zhbllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve.

Incidente në protestën e qytetarëve në aksin Kashar-Thumanë, ku disa qindra banorë të Krujë, Fushë-Krujës e Thumanës, kanë bllokuar aksin rrugor, në kushtet kur nga Ministria e Infrastrukturës së drejtuar nga Belinda Blluku dhe ARRSH, institucion nën varësinë e Ballukut, nuk ka asnjë përgjigje për kërkesat e mbi 80 mijë banorëve që preken nga rruga e re.

Banorët pretendojnë se jeta e tyre është izoluar krejtësisht dhe bizneset po u falimentojnë, për shkak të mungesës së hyrje-daljeve në aksin e ri.

Banorët kërkojnë që të kenë akses mes rrugës së re dhe rrugës ekzistuese (të vjetrës) përmes nyjeve, ashtu siç parashikohej edhe në projektin fillestar.

Sipas banorëve, mungesa e nyjeve lidhëse mes dy akseve rrugore ka vështirësuar jetën e banorëve dhe po çon drejt falimentit bizneset e tyre.

Policia ka ndërhyrë për të zhbllokuar aksin rrugor, ku nuk kanë munguar përplasjet fizike. Disa nga protestuesit janë shfaqur me flamuj kombëtar dhe ato amerikanë në duar, ndërsa janë krijuar rradhë makinash në të dy anët e autostradës.

Deri më tani nga ARRSH apo nga ministria e Infrastrukturës që drejtohet nga Belinda Balluku nuk ka pasur asnjë reagim, ndërsa përgjigjia e vetme që i është ofruar banorëve janë disa qindra policë, që zhbllokojnë forcërisht rrugën dhe më pas ndalojnë protestues./Bw

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne