Protesta pro palestineze në Tiranë, hoxhë Merxhan Shehu: Çështja palestineze nuk është vetëm një çështje muslimane, por një çështje e njerzve me ndërgjegje të pastër

Hoxhë Merxhan Shehu ka deklaruar se bota islame dhe mbarë njerëzimi kanë dështuar të mbrojnë çështjen palestineze pasi lejojë Izraelin të bëjë gjenocid ndaj muslimanëve të pafajshëm.

Gjatë fjalës së tij në protestën pro palestinës të mbajtur në Tiranë, Hoxha Shehu tha se protesta të tilla duhet të vazhdojnë deri në ndalimin e vrasjes së muslimanëve të pafajshëm nga Izraelit ndërsa bën thirrje për bashkim kundër Izraelit pasi mbrotja e palestinës nuk është vetëm një çështje palestineze, por e mbarë njerzimit dhe njerzve që duan drejtësi.

“Studentët amerikane me protëstën e tyre pro palestinës po i japin një leksion demokracie europës kolektive. Bota Islame dështoi në çështjen palestineze. Mbarë njerëzimi dështoi në mbrojtjen e Palestrinës. Çështja Palestineze nuk është vetëm një cështje muslimane, por një çështje e njerzve me ndërgjegje të pastër.

Thelbi i konfliktit të Palestinës është zbatimi i tezave të zionismit. Mbrojtja e palestinës, gazës dhe Kudsit është një detyrim për të zbatuar vlerat njerëzore. Ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm me trishtimin në kohën kur vëllezërit dhe motrat tona dhe fëmijët e tyre të vriten në mënyrë mizore në shtëpitë e tyre. Nuk duhet të ndalemi deri në çlirimin e palestinës. Është kënaqësi të shohësh figura të njohura solidarizuan me popullin palstinesz dhe kundër gjenocidit Izraelit në Palestinë. Ne duhet të vazhdojmë derisa të pushojnë lotët e nënave dhe Palestina në çlirohet. Ndërsa vuajtjet dhe lutjet e palestinëzëve arijnë në qiej, zgjidhja e vetme është që umeti i muhamedit .a.s të bashkohet”, tha ndër të tjera hoxha Shehu./GazetaImpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne