Xhafer Sadiku
Protestat e përditshme në Tiranë kundër Jakobit dhe regjimit mafioz ishin një sukses i madh. Për herë të parë, dështoi ndarja që regjimi i Enver Hoxhës dhe dishepujt e tij u kishin bërë shqiptarëve mbi baza ideologjike dhe të luftës së klasave në një shoqëri pa klasa.
Për herë të parë në tetë dekada, duket se mbështetësit e kriminelëve të regjimit dhe të administratës së korruptuar deri në palcë janë së bashku, në njërën anë, ndërsa shqiptarët patriotë dhe ata që duan lirinë janë në anën tjetër.
Kjo ndarje ka nxjerrë në pah demagogjinë e “partnerëve tanë strategjikë”, të cilët, duke mbrojtur regjimin mafioz, na kujtojnë historinë: ata mbeten të njëjtë si në Konferencën e Londrës të viteve 1913 dhe 1915, dhe në Konferencën e Versajës të viteve 1919-1920.
Coptimi i Shqipërisë nga Fuqitë po ndodh me mbështetjen e qeverisë jakobine të Tiranës, dhe duke qenë kështu, për të shpëtuar atdheun nevojitet një lloj “Kongresi i Lushnjes”. Për ata që nuk kanë informacion të saktë historik, Kongresi i Lushnjes u mblodh për të kundërshtuar zhbërjen e Shqipërisë nga Memorandumi i 9 dhjetorit 1919, i nënshkruar nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca. Pika kryesore e vendimit të Kongresit të Lushnjes ishte se nuk do të lejonin asnjë pjesë të tokave shqiptare dhe se ky vend kishte zot. Prandaj, fuqitë nuk e njohën qeverinë që doli nga Kongresi i Lushnjes.
Ky regjim kriminal mbështetet nga ato Fuqi që kanë një agjendë shekullore për të shkatërruar kombin shqiptar. Nga ana tjetër, mbrojtësit e Shqipërisë janë ata që kanë qenë gjithmonë: patriotët shqiptarë dhe ata që duan lirinë.
Kongresi i Lushnjes është mësimi më i madh që na mëson historia e lavdishme dhe e dhimbshme e kombi tonë./fb


















