Protestë për Palestinën: Arapi akuzon Baba Mondin si mbështetës të zionizmit

Në Bregun Perëndimor janë vrarë mijëra civilë, ndërsa në total mbi 72 mijë njerëz kanë humbur jetën nga sulmet izraelite. Qindra bomba shkatërruese kanë rrafshuar gjysmën e Gazës, duke lënë pas një tragjedi të papërshkrueshme njerëzore.

E gjithë bota është ngritur në protesta të pashembullta në mbështetje të Palestinës — një valë ndërgjegjësimi dhe solidariteti që nuk është parë më parë në historinë moderne. Njerëzit e drejtë qëndrojnë krah Gazës, ndërsa kriminelët dhe bashkëpunëtorët e shtetit zionist vazhdojnë të mbështesin gjenocidin.

“Jo në emrin tim,” shprehet Floriar Arapi, duke kundërshtuar vizitën e presidentit izraelit Isaac Herzog në Tiranë dhe përshëndetjen e tij me përfaqësuesit shqiptarë. Ai ka akuzuar drejtpërdrejt figurën fetare Baba Mondin si mbështetës të shtetit zionist dhe ka kërkuar që Shqipëria të mos bëhet palë me agresorin.

“As kreu i bektashinjve, Baba Mondi, nuk mbetet pas në këtë rrugë të turpit: krenohet hapur që viziton shpesh Izraelin dhe mban marrëdhënie ‘vëllazërore’ me një shtet që sot po kryen gjenocid të përditshëm ndaj popullit palestinez. Si mund të flitet për vëllazëri me një regjim që bombardon civilë, vret fëmijë dhe shkatërron çdo vlerë njerëzore e fetare?”

“A nuk është kjo një tradhti ndaj çdo parimi shpirtëror e human që predikon vetë bektashizmi? A nuk është ky një tjetër kapitull i turpit kombëtar?” /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne